• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 24 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

12 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të dhënat zyrtare nga Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria është vendi i dytë më i lirë në Europë për çmimet në restorante dhe hotele, me kosto sa gjysma e mesatares europiane (52.3% e mesatares së BE-së).

Ky indeks mat nivelin e çmimeve krahasuar me mesataren europiane, e cila është vendosur në 100%. Vetëm Maqedonia e Veriut, me një indeks prej 49.5, është më e lirë se Shqipëria në këtë kategori.

Lexo edhe:

Edi Rama mbledh në “Vilën 30″ ministrat kyç të sigurisë, takim “kokë më kokë” me Lamallarin, i bashkohet edhe Toni Gogu

Presidenti Begaj për 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë: Shqiptarët, mirënjohës SHBA-së dhe aleatëve

Kjo do të thotë se ushqimi në restorante dhe akomodimi në Shqipëri kushtojnë gati 50% më pak se mesatarja e vendeve të BE-së. Shqipëria është më e lirë se vende të rajonit si Turqia (68.9), Rumania (68.5) apo Bullgaria (53.2) – dhe shumë më e lirë se shtete si Italia (106.9), Franca (110.0) apo Gjermania (112.1).

Përveç të dhënave zyrtare nga Eurostat, edhe platforma ndërkombëtare Numbeo konfirmon se Tirana është një nga qytetet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë. Sipas Numbeo-s, një vakt i thjeshtë për një person kushton mesatarisht 9 euro, ndërsa një darkë për dy persona, në një restorant me çmim mesatar është rreth 22.50 euro. Këto çmime janë dukshëm më të ulëta krahasuar me qytete si Roma (15€/33€), Athina (15€/27€) apo Parisi (15€/31€) – pa përmendur kryeqytete si Stokholmi ku një darkë e ngjashme kap 51 euro.

Në këtë kontekst, të dhënat nga Eurostat dhe Numbeo plotësojnë njëra-tjetrën, Shqipëria jo vetëm që renditet e dyta më e lirë në Europë për restorante e hotele, por ofron gjithashtu një raport cilësi–çmim shumë konkurrues, veçanërisht për turistët nga Europa Perëndimore që në vendin e tyre do të paguanin dyfish për të njëjtën përvojë.

Media e njohur “Travel and Tour World” e cilëson Shqipërinë si një nga destinacionet më të përballueshme në Mesdhe, krahasuar me Spanjën apo Greqinë. Ajo veçon Sarandën si një “Ibiza me çmime të buta”, ku një darkë për dy kushton rreth 5,000 lekë dhe një birrë vetëm 250 lekë. Sipas medias, turistët po e zgjedhin Shqipërinë për çmimet e ulëta, atmosferën e qetë dhe përvojën autentike që ofron.

Ky avantazh e bën Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët që kërkojnë përvoja kulinare dhe kulturore me çmime të përballueshme. Por ekspertët paralajmërojnë se ruajtja e këtij avantazhi kërkon kujdes në menaxhimin e cilësisë, që çmimet e ulëta të mos kthehen në sinjal të një shërbimi të dobët.

Në këtë sfond, Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, paralajmëron: “Restorantet nuk mund të ofrojnë standard cilësor me kosto të ulët, pasi qiratë dhe pagat po standardizohen drejt rajonit.”

Por, nëse Shqipëria zgjedh të ndjekë rrugën e rritjes së çmimeve pa një strategji të qartë për të ruajtur cilësinë dhe identitetin gastronomik, rrezikon të përballet me të njëjtin fat si Kroacia. Sipas raportimeve të fundit nga “Daily Express”, në shumë zona bregdetare kroate, përvoja ushqimore është kthyer në një nga ankesat kryesore të turistëve. Rritja e çmimeve nuk është shoqëruar me përmirësim të cilësisë – përkundrazi, siç raportojnë vetë pushuesit, “ushqimi nuk është më aq i freskët dhe tradicional sa dikur”. Kjo ka sjellë rënie të ndjeshme të numrit të vizitorëve, veçanërisht në segmentin që kërkon përvoja autentike dhe të përballueshme.

Kjo duhet të shërbejë si një paralajmërim për Shqipërinë, ku ende ekziston një mundësi reale për të ndërtuar një identitet të qëndrueshëm rreth kuzhinës vendase. Siç thekson Jurgen Bame, nga “Era Restaurant”, “çmimet e ulëta janë përparësi, por nuk duhet të jenë qëllimi kryesor – prioritet duhet të mbetet ofrimi i një përvoje të mirëfilltë, të kujdesshme dhe me standard.”

Përballja me sfidat e brendshme kërkon më shumë sesa mbajtja artificiale e çmimeve të ulëta. Enri Jahaj thekson se “sfida më e madhe është punësimi, mbajtja e ulët e shpenzimeve dhe bashkëpunimi i sektorit së bashku”. Në mungesë të kësaj qasjeje kolektive dhe mbështetjes për ruajtjen e cilësisë me një kosto të arsyeshme, edhe vetë avantazhi aktual i Shqipërisë mund të venitet, duke i hapur rrugë një cikli rënës në turizmin gastronomik./monitor

Nga Kategoria

Aktualitet

Edi Rama mbledh në “Vilën 30″ ministrat kyç të sigurisë, takim “kokë më kokë” me Lamallarin, i bashkohet edhe Toni Gogu

24 Mars, 2026
Lajme

Presidenti Begaj për 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë: Shqiptarët, mirënjohës SHBA-së dhe aleatëve

24 Mars, 2026
Bota

Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara (PAMJE)

24 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Edi Rama mbledh në “Vilën 30″ ministrat kyç të sigurisë, takim “kokë më kokë” me Lamallarin, i bashkohet edhe Toni Gogu

24 Mars, 2026

Presidenti Begaj për 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë: Shqiptarët, mirënjohës SHBA-së dhe aleatëve

24 Mars, 2026

Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara (PAMJE)

24 Mars, 2026

EMRI/ Arrestohet 50-vjeçari në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge

24 Mars, 2026

Deklarata që ‘tundi’ tregun: çfarë ndodhi para postimit të Trump për Iranin? Dikush fitoi 50 milionë $ në …

24 Mars, 2026

Aksident në Lezhë–Shkodër, përplasen dy makina

24 Mars, 2026

Zbulohen prapaskenat: Si Netanyahu e bindi Trump të vrisnin Khamenein

24 Mars, 2026

Sot 27 vite më parë, NATO nisi bombardimet mbi forcat serbe, momenti që ndryshoi rrjedhën e luftës në Kosovë

24 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.