“Shqipëria Bëhet” ka nisur protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë.
Protestuesit mbajnë në duar pankarta ironizuese për kryeministrin Edi Rama dhe zëvendësen e tij, Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestin.
Një një nga pankartat shkruhej: “Shqiptarët po mbyten, Kryeministri loz me breshkat”, ndërsa në një tjetër kundër Ballukut shkruhet: “Jam hajdute e rangut të parë, kë e kap nuk del i gjallë”.










