Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në kuzhinën e një apartamenti në një pallat në lagjen ” Vullnetari” e cila është përfshirë menjëherë nga flakët e zjarrit.
Sipas burimeve zyrtare pakujdesia gjatë ndezjes së bombolës së gazit për pak sa nuk është kthyer në tragjedi.
Fillimisht në kuzhinë ishte ndjerë erë gazi, por në vend që të mbyllnin ventilin e bombolës e kanë ndezur. Në këto momente ka shpërthyer në flakë.
Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.










