Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen “6 Maji” të Elbasanit, ku një bombol gazi ka marrë flakë duke shkatërruar plotësisht një banesë private.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar. Sipas burimeve, zonja e shtëpisë ka dalë për ndihmë pasi ka vënë re flakët në bombolë dhe ndodhej jashtë në momentin e shpërthimit.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa banesa është bërë e pabanueshme.










