Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë Jorgent Dhimën, 43 vjeç, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në zonën e plazhit.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte, policia i gjeti një sasi kokainë të ndarë në doza gati për shitje.
Në kontrollin e banesës së tij u sekuestruan edhe qese me kokainë dhe një peshore elektronike, me peshë totale 250 gramë, që përdorej për peshimin e drogës në doza.