Policia e Vlorës ka dhënë të tjera detaje në lidhje me 37-vjeçarin Skerdi Mehmetaj Piperi i cili u paraqit në spital me plagë të shkaktuar nga armë zjarri.
Blutë e Vlorës bëjnë me dije se i riu është vetëplagosur në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “10 Korriku” të qytetit bregdetar.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë e cila dyshohet se është hedhur nga Mehmetaj brenda një automjeti pas ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, lidhur me shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, i cili mbërriti sot në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri, nga verifikimet e shpejta hetimore dyshohet se 37-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “10 Korriku”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e zjarrit (pistoletë), e cila dyshohet se është hedhur nga shtetasi S. M, brenda një automjeti, pas ngjarjes. Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.