Një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Fushë-Arrëz, por këtë herë në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat.
Flakët po favorizohen nga era e fortë dhe po përhapen me shpejtësi në pyjet me pisha të zeza. Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor janë nisur me urgjencë drejt vendit të zjarrit.
Ndërkohë që Bashkia e Fushë-Arrëzit po kërkon ndihmë të menjëhershme nga ajri. Gjithashtu i bëjnë apel edhe banorëve të zonës që të mobilizohen për të ndihmuar në vënien nën kontroll të flakëve.