Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Yzberishtit, ku pesë persona sulmuan me grushte dy vëllezër.
Mësohet se të gjithë të përfshirët në sherr ishin duke konsumuar alkool, gjë që duket se ka ndikuar në përshkallëzimin e konfliktit.
Policia e Tiranës dhe forcat Shqiponja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën dhe për të shmangur përkeqësimin e situatës.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, disa nga personat e përfshirë u shoqëruan në komisariat.
Edhe gjatë shoqërimit në polici, nuk kanë munguar incidentet.











