Një konflikt mes katër personave ka përfunduar me përdorimin e thikës në qytetin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në një pikë servisi në lagjen nr. 10, ku përplasja mes të përfshirëve ka degjeneruar në dhunë fizike.
Si pasojë, njëri prej personave është plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se edhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt kanë pësuar dëmtime, ndërsa ende nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të konfliktit.











