Një sherr mes tre personash ka përfunduar në plagosjen e dy prej tyre me thikë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi me inicialet J. M., në rrugën “Besëlidhja”, gjatë një konflikti, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit E. V. dhe A. P.
Të dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë në spital, ndërkohë që A.P., është larguar për në shtëpi pas kurimit, teksa E. V., mbahet nën kujdesin e mjekëve.
Rrethanat e sherrit mbeten ende të paqarta.
Njoftimi i policisë:
Shtetasi me inicialet J. M., dje, në rrugën “Besëlidhja”, gjatë një konflikti, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit E. V. dhe A. P.
Shtetasi E. V. ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi A. P., pas marrjes së mjekimit, është larguar drejt banesës së tij.










