• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Shefi i NATO-s: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë

11 Dhjetor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve që të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar mbrojtjen me qëllim që të parandalohet një luftë e nisur nga Rusia, që mund të jetë “në shkallën e një lufte që gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë e kanë përjetuar”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë një fjalimi në Berlin, Rutte tha se shumë aleatë të aleancës ushtarake perëndimore nuk e ndiejnë urgjencën e kërcënimit të Rusisë në Evropë dhe se ata duhet të rrisin me shpejtësi shpenzimet dhe prodhimin për mbrojtje për të parandaluar një luftë në shkallën që e kanë përjetuar brezat e mëparshëm.

“Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë. Shumë nuk e ndiejnë urgjencën. Dhe, shumë besojnë se koha është në favorin tonë. Nuk është. Koha tani është për veprim”, tha Rutte.

Lexo edhe:

Vatikani reagon pas kritikave të Trump: Papa flet një gjuhë tjetër

Bllokimi i porteve të Iranit nga SHBA, reagon Teherani: Asnjë port në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit nuk do të jetë i sigurt nëse preken tonat

“Konflikti është në derën tonë. Rusia e ka kthyer luftën në Evropë. Ne duhet të jemi të përgatitur”, shtoi ai.

Sipas Ruttes, Rusia mund të jetë e gatshme të përdorë forcë ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetësh.

Për pothuajse katër vjet, Rusia po vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, që është konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Tensionet janë rritur që kur ka nisur lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kremlini ka përmendur zgjerimin e mundshëm të NATO-s si një nga arsyet e nisjes së luftës, e cila, sipas Ruttes dhe burimeve të tjera të inteligjencës perëndimore, ka shkaktuar më shumë se 1 milion viktima.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar fuqitë evropiane më 2 dhjetor se nëse nisin një “luftë” me Rusinë, Moska është gati që të luftojë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një tryeze të rrumbullakët me ambasadorët në Moskë më 11 dhjetor deklaroi se Kremilini nuk ka plane për të kryer sulme ushtarake ndaj asnjë vendi të Bashkimit Evropian ose NATO-s, duke shtuar se është “gati të vendosë në letër garancitë përkatëse” për ta pohuar këtë “në mënyrë kolektive dhe të ndërsjellë”.

Muajin e kaluar, avionë luftarakë gjermanë dhe rumunë u ngritën në ajër për të gjurmuar inkursionet në hapësirën ajrore të Rumanisë nga dronë, teksa Rusia vazhdonte të sulmonte caqe në Ukrainën fqinje.

Shkeljet e hapësirës ajrore të Rumanisë dhe Polonisë nga dronë rusë, së bashku me inkursione nga avionët ushtarakë rusë në hapësirën ajrore të Estonisë, e detyruan NATO-n të niste iniciativën “Roja Lindore” me qëllim që të forcohet mbrojtja ajrore e 32-anëtarëve të aleancës./REL

Nga Kategoria

Bota

Vatikani reagon pas kritikave të Trump: Papa flet një gjuhë tjetër

13 Prill, 2026
Bota

Bllokimi i porteve të Iranit nga SHBA, reagon Teherani: Asnjë port në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit nuk do të jetë i sigurt nëse preken tonat

13 Prill, 2026
Bota

Trump bllokon portet iraniane nga sot, shqyrton sulme të reja: Nuk më intereson nëse Teherani kthehet në bisedime

13 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“I uroj mikut tim Orban gjithë të mirat” – Rama reagon për zgjedhjet në Hungari: Peter Magyar, fitore mbresëlënëse

13 Prill, 2026

DETAJE/ Këta janë autorët që morën peng 32-vjeçarin në Tiranë, u prezantun si agjentë të BKH e i kërkuan 2 mln euro

13 Prill, 2026

FOTOLAJM/ Zyrat e reja të BKH përballë SPAK, ura që po ndërtohet do të lidhë këto dy struktura

13 Prill, 2026

Dosja për vrasjen e Martin Çeços u rikthye për rigjykim, lirohet nga qelitë Martina Pajollari!

13 Prill, 2026

E paprecedentë/ Rogerti kërcënon Mateon: Për këtë kryq, do vi me rracën time te palestra

13 Prill, 2026

Tiranë/ Rrëmbyen dhe dhunuan një 32-vjeçar për para, arrestohen 2 persona, një në kërkim (EMRAT)

13 Prill, 2026

Ngeci në dritare gjatë tentativës për grabitje, REAGON policia! Ja nga çfarë vdiq 47-vjeçari në Fier

13 Prill, 2026

40 mln euro kokainë/ Laboratori i drogës në Frakull, SPAK bind dy persona të bëhen pentito, pritet zbërthimi i grupit kriminal

13 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.