• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 17 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

SHBA: Marrëveshja Trump–Xi mund të nënshkruhet javën e ardhshme

30 Tetor, 2025
tek Bota, Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka deklaruar se gjatë takimit mes presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe atij të Kinës Xi Jinping, të dy udhëheqësit patën mundësinë të diskutojnë “ide për pamjen e madhe” të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai shtoi se nënshkrimi i marrëveshjes mund të ndodhë që javën e ardhshme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një intervistë për Fox Business, Bessent tha se javën e kaluar janë zhvilluar bisedime shumë intensive dyditore në Kuala Lumpur me delegacionin kinez, ku është arritur progres i rëndësishëm për disa çështje ekonomike dhe tregtare.

Sipas tij, palët kanë rënë dakord për shtyrjen me një vit të kufizimeve të Kinës mbi eksportin e elementëve të rrallë tokësorë, si dhe për fillimin e bashkëpunimit për frenimin e krizës së fentanilit që ka goditur SHBA-në. Në këmbim, Uashingtoni ka rënë dakord të ulë tarifat ndaj Kinës nga 20% në 10% për produktet e ndërlidhura me këtë çështje.

Lexo edhe:

Video: Vulkanin Kilauea në Hawai shpërthen lavë qindra metra lart në ajër gjatë një tjetër erupcioni

Siria u bën thirrje investitorëve europianë: ligji i ri premton “siguri ligjore”

Bessent shtoi se marrëveshja përfshin edhe pezullimin e disa sanksioneve ndaj kompanive kineze dhe hetimeve për industrinë e ndërtimit të anijeve për një periudhë njëvjeçare. Ai theksoi se vetëm kërcënimi i këtyre hetimeve ka ndikuar në rënien e porosive për kantierët detarë kinezë.

Në lidhje me aplikacionin TikTok, Bessent bëri të ditur se janë “shumë afër përfundimit të një marrëveshjeje”, e cila mund të përmbyllet në javët apo muajt e ardhshëm.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e marrëveshjes lidhet me blerjet bujqësore: Kina ka pranuar të blejë 12 milionë ton sojë këtë sezon dhe të garantojë blerjen e të paktën 25 milionë tonëve në vit gjatë tre viteve të ardhshme.

“Vizita e Trump në Azi mund të sjellë 2 trilionë dollarë investime”

Sipas Bessent, turneu aziatik i presidentit Trump pritet të sjellë rreth 2 trilionë dollarë investime të reja në SHBA. Megjithatë, ai kritikoi mbylljen e qeverisë amerikane për shkak të ngërçit politik me Demokratët, duke e cilësuar atë si “një turp global” që po dëmton ngadalë ekonominë e vendit.

Ai shtoi se tarifat doganore kanë ndihmuar në uljen e deficitit buxhetor dhe i kanë dhënë presidentit Trump një avantazh të fortë në negociata ndërkombëtare.

Kërkimi për drejtuesin e ri të Fed-it

Bessent njoftoi gjithashtu se po zhvillohen rundët e dytë të bisedimeve për përzgjedhjen e guvernatorit të ardhshëm të Rezervës Federale (Fed) dhe se lista e kandidatëve do t’i dorëzohet presidentit në fillim të dhjetorit. Ai parashikoi që deri në Krishtlindje, SHBA të ketë një emër të konfirmuar për drejtimin e bankës qendrore.

Duke vlerësuar vendimin e fundit të Fed-it për uljen e normës bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje, Bessent tha se gjuha e përdorur në deklaratë tregon se institucioni është ende “i mbërthyer në të kaluarën” dhe ka nevojë për “një lider që do ta rinovojë plotësisht”.

Në fund, ai u shpreh optimist për vitin 2026, duke parashikuar një periudhë me rritje të lartë ekonomike dhe inflacion të ulët, ngjashëm me vitet e para të presidencës së Trump.

“Ne po shohim rritje të produktivitetit, rikthim të fuqishëm të punësimit dhe një valë të re investimesh që do të forcojnë ekonominë amerikane,” – përfundoi Bessent.

Nga Kategoria

Bota

Video: Vulkanin Kilauea në Hawai shpërthen lavë qindra metra lart në ajër gjatë një tjetër erupcioni

16 Shkurt, 2026
Bota

Siria u bën thirrje investitorëve europianë: ligji i ri premton “siguri ligjore”

16 Shkurt, 2026
Bota

Shefi i diplomacisë iraniane shkon në Gjenevë për bisedime bërthamore, mes stërvitjeve të IRGC-së në Hormuz

16 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

La Liga: Girona mposht Barcelonën në derbin katalan, ‘i jep’ kreun Real Madridit

La Liga: Girona mposht Barcelonën në derbin katalan, ‘i jep’ kreun Real Madridit

16 Shkurt, 2026

Barcelona lëshon kryesimin: Penalltia e humbur e Yamal dhe përmbysja e Gironës vendosin fatin e La Ligës

16 Shkurt, 2026
VIDEO/ Ylber Ramadani shënon gol, Lecce triumfon në ndeshje kyçe për mbijetesë ndaj Cagliarit

VIDEO/ Ylber Ramadani shënon gol, Lecce triumfon në ndeshje kyçe për mbijetesë ndaj Cagliarit

16 Shkurt, 2026

Video: Vulkanin Kilauea në Hawai shpërthen lavë qindra metra lart në ajër gjatë një tjetër erupcioni

16 Shkurt, 2026
“Terrori brenda kampit”/ Gazetari zbardh identitetin e shqiptares që vë pengesa në riatdhesimet nga Siria në “Top Story”

“Terrori brenda kampit”/ Gazetari zbardh identitetin e shqiptares që vë pengesa në riatdhesimet nga Siria në “Top Story”

16 Shkurt, 2026
Kim Kardashian është në lidhje me Lewis Hamilton, por nuk mund ta blejë një Ferrari.

Kim Kardashian është në lidhje me Lewis Hamilton, por nuk mund ta blejë një Ferrari

16 Shkurt, 2026

Siria u bën thirrje investitorëve europianë: ligji i ri premton “siguri ligjore”

16 Shkurt, 2026
Dua Lipa paraqitet me një veshje transparente në Festivalin e Filmit në Berlin, duke e shoqëruar partnerin e saj Callum Turner në premierën e "Rosebush Pruning".

Dua Lipa paraqitet me një veshje transparente në Festivalin e Filmit në Berlin, duke e shoqëruar partnerin e saj Callum Turner në premierën e “Rosebush Pruning”

16 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.