• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

SHBA dhe Rusia afro 5 orë diskutime mbi luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet dypalëshe

18 Shkurt, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u takuan të martën në Arabinë Saudite për diskutime mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Takimi zgjati më shumë se 4 orë e gjysmë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se Sekretari Rubio dhe ministri Lavrov kishin rënë dakord për të ngritur ekipe të nivelit të lartë, për të shtruar udhën që lufta në Ukrainë të marrë fund, sa më parë të jetë e mundur.

Lexo edhe:

Avioni ushtarak rus rrëzohet afër Moskës, asnjë i mbijetuar

Tensionet rriten te Liverpool, Carragher kritikon përsëri Salah: Ai ka bërë gjithçka të planifikuar me agjentin e tij.

“Një bisedë telefonike e pasuar nga një takim nuk është e mjaftueshme për të vendosur paqe afatgjatë”, tha zëdhënësi Tammy Bruce pas takimit në Arabinë Saudite.

Zëdhënësi Bruce tha se në bisedime, Sekretari Rubio dhe homologu i tij rus kishin rënë dakord për të vendosur një makanizëm konsultues për të trajtuar çështjet që krijojnë “shqetësim” në marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi negociatorin rus Yuri Ushakov të ishte shprehur se bisedimet kishin shkuar mirë dhe se ishin diskutuar kushtet për një takim mes Presidentëve Trump dhe Putin.
Delegacioni i Shteteve të Bashkuara u kryesua nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, ndërsa përfshinte gjithashtu Këshilltarin për Siguri Kombëtare, Mike Waltz dhe të Dërguarin për Lindjen e Mesme, Steve Wikoff.

Delegacioni rus përfshinte ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov dhe Yuri Ushakovin, ndihmës i lartë i udhëheqësit Vladimir Putin.

Udhëheqësit e Ukrainës deklaruan se nuk ishin ftuar të merrnin pjesë në bisedime. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të presë të mërkurën për bisedime të Dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, Keith Kellogg.

Angazhimi SHBA-Rusi nxiti shqetësim mes udhëheqësve europianë të cilët në ditët e fundit kanë nënvizuar rëndësinë për përfshirjen e Ukrainës në disktuimet mbi të ardhmen e saj, dhe që vendet europiane të luajnë rol në atë që e cilësojnë si një zhvillim kyç për sigurinë e tyre.

Presidenti francez Emmanuel Macron mblodhi të hënën një grup udhëheqësish evropianë për diskutime mbi rritjen e shpenzimeve për mbrojtjesn dhe garancitë e mundshme të sigurisë për Ukrainën.

Pati qëndrime të ndara mbi idenë për vendosjen e paqeruajtësve në Ukrainë si pjesë e angazhimeve në rast të përfundimit të luftës.

Britania dhe Suedia u shprehën të hapura ndaj kësaj ideje, ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz tha se diskutimi ishte i parakohshëm.

“Ne kërkojmë paqe të fortë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Për ta arritur këtë, Rusia duhet t’i japë fund agresionit të saj dhe kjo duhet të shoqërohet me garanci të forta dhe të besueshme sigurie për ukrainasit”, tha Presidenti Macron në rrjetin X.

Udhëheqësi francez tha se kishte folur me Presidentët Trump dhe Zelenskyy pas bisedimeve në Paris dhe se është e rëndësishme që evropianët, amerikanët dhe ukrainasit të punojnë së bashku.

Presidenti Zelenskyy shprehu nevojën për garanci “të fuqishme dhe të besueshme” të sigurisë, duke thënë se përndryshe Rusia do të nisë një luftë tjetër me Ukrainën ose vende të tjera në Evropë./VOA

Tags: rusiashbatakimiukrina

Nga Kategoria

Bota

Avioni ushtarak rus rrëzohet afër Moskës, asnjë i mbijetuar

9 Dhjetor, 2025
Tensionet rriten te Liverpool, Carragher kritikon përsëri Salah: Ai ka bërë gjithçka të planifikuar me agjentin e tij.
Kryesore

Tensionet rriten te Liverpool, Carragher kritikon përsëri Salah: Ai ka bërë gjithçka të planifikuar me agjentin e tij.

9 Dhjetor, 2025
Bota

Presidenti Trump i jep dritën e gjelbër Nvidia-s për të shitur çipet H200 në Kinë Qeveria amerikane njoftoi se miratimi, i cili vjen në këmbim të një takse prej 25%, do të jetë i disponueshëm gjithashtu për prodhues të tjerë çipesh si Intel dhe AMD.

9 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Rafuna: ZRRE ka negatively impacted the business climate in Kosovo

“Plani i paqes për Ukrainën dhe Europën është përfunduar”, thotë Zelensky: Do t’ia paraqesim SHBA-së shumë shpejt.

“Plani i paqes për Ukrainën dhe Europën është përfunduar”, thotë Zelensky: Do t’ia paraqesim SHBA-së shumë shpejt.

9 Dhjetor, 2025

Komisioneri Dombrovskis: “BE mbron shtetet e vogla, nuk i kërcënon,” thotë ai për Euronews

9 Dhjetor, 2025
Zjarr në një ndërtesë në Manhattan, banorët evakuohen, 140 zjarrfikës në vendngjarje për të mposhtur flakët.

Zjarr në një ndërtesë në Manhattan, banorët evakuohen, 140 zjarrfikës në vendngjarje për të mposhtur flakët.

9 Dhjetor, 2025
Bosi shqiptar i drogës arrin të largohet për të katërtën herë nga institucioni penitenciar.

Bosi shqiptar i drogës arrin të largohet për të katërtën herë nga institucioni penitenciar.

9 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In