• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 26 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit Edmond Çaça dhe bashkëshortes së tij

25 Korrik, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

8 vite pasi u lirua nga detyra si ambasador i Shqipërisë në Katar, Edmond Çaçës i sekuestrohen gjashtë pasuri të paluajtshme dhe një llogari bankare me vlerë 90 mijë euro e bashkëshortes së tij.

Vendimi u mor më 24 korrik 2025 nga Gjykata e Shkallës së Parë, që pranoi kërkesën e organit të akuzës për sekuestrimin e pasurive të pajustifikuara dhe të padeklaruara nga çifti Çaça.

Sipas Prokurorisë, hetimi ndaj Edmond Çaçës nisi në vitin 2019, pas kallëzimit të bërë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPI), i cili konstatoi se diplomati kishte fshehur dhe nuk kishte deklaruar pasuritë në përputhje me detyrimet ligjore në periudhën 2014–2017.

Lexo edhe:

EMRI/ Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares në Fier

Zjarri në Delvinë kalon në Borsh, aktive edhe vatra në malin e Dukatit!

Njoftimi i gjykatës Tiranë:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u sekuestruan pasuritë e pajustifikuara dhe padeklaruara të shtetasit Edmond Çaça ish-Ambasador i Republikës së Shqipërisë, Doha, Katar dhe bashkëshortes së tij, Bianka Çaça.

Hetimet mbi procedimin penal nr.1838 të vitit 2019, nisën pas referimit të materialit kallëzues nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive (ILDKPI) për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim“ si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale “, parashikuar nga neni 257/a-2 dhe 287 të Kodit Penal.

Pas hetimeve të kryera, rezultoi se shtetasi E. Ç., ka kryer veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe “interesave privatë” të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal, pasi në periudhën e viteve 2014 – 2017 ka qenë subjekt deklarimi në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në Ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar dhe ka kryer fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive dhe “interesave private”.

Për sa më sipër, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është regjistruar kryesisht, procedimi pasuror nr. 07/R, i vitit 2025, në ngarkim të këtij shtetasi dhe personit të lidhur (B.C), bazuar në Ligjin nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar.

Pas hetimit pasuror të kryer dhe bazuar në analizën financiare të realizuar nga audituesi ligjor, është arritur në konkluzionin se subjekti i hetimit pasuror E.Ç. dhe personi i lidhur, nuk justifikojnë me burime të ligjshme të ardhurash, disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në vlerë të konsiderueshme.

Sa më sipër, prokuroria kërkoi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestrimin e pasurive të paluajtshme/luajtshme si më poshtë:Pasuri të paluajtshme:

-Truall në ZK 8330 me sipërfaqe 8250 m², ku B. Çaça zotëron 10/33 e pjesës.

-Apartament 65.5 m² në ZK 3292 në emër të E. Çaçës.

-Dy sipërfaqe pylli në ZK 2380 (500 m² dhe 300 m²) në pronësi të E. Çaçës.

-Sipërfaqe pylli 10,000 m² në emër të çiftit Çaça.

-Apartament 52.63 m² në ZK 2364.

Pasuri të luajtshme:

-Llogari bankare në “Credins Bank” me gjendje 90,093.76 euro në emër të Bianka Çaçës.

Kërkesa e Prokurorisë u gjet e drejtë nga Gjykata e cila vendosi sekuestrimin e pasrive si më sipër, cituar, me vendimin nr. 6047 akti, datë 24.07.2025.

Nga Kategoria

Aktualitet

EMRI/ Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares në Fier

26 Korrik, 2025
Aktualitet

Zjarri në Delvinë kalon në Borsh, aktive edhe vatra në malin e Dukatit!

26 Korrik, 2025
Aktualitet

E shtuna përvëluese, temperaturat deri në 43 gradë

26 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

EMRI/ Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares në Fier

26 Korrik, 2025

Zjarri në vend, dronët Bayrakatar TB2 fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut

26 Korrik, 2025

“E vërtetë që je me Gaz Bardhin?”, përplasje e fortë në rrjet, Olti Curri i përgjigjet copë Evi Kokalarit

26 Korrik, 2025

Zjarri në Delvinë kalon në Borsh, aktive edhe vatra në malin e Dukatit!

26 Korrik, 2025

E shtuna përvëluese, temperaturat deri në 43 gradë

26 Korrik, 2025

Disa të rinjë shqiptarë nga Kosova përdhosin flamurin kuqezi: VIDEO që ka ndezur polemikat. Reagon policia

25 Korrik, 2025

I vihet tritol Kozakut: Jap 10 mijë euro kush më tregon autorin

25 Korrik, 2025

Policia dhe BKH kontrolle ‘blic’ në Tiranë, Vlorë dhe Palasë! Lëshohen 7 masa sigurie, SKYECC “bën namin”

25 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.