• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Sekretari Blinken viziton Japoninë

7 Janar, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i Presidentit Joe Biden për të bllokuar blerjen e kompanisë amerikane të çelikut ‘US Steel’ nga kompania japoneze ‘Nippon Steel’ për 14.9 miliardë dollarë, krijon hije mbi vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Japoni, i cili gjendet në Japoni, për takime lamtumire me aleatin më të rëndësishëm të Uashingtonit në Azi.Vendimi i bërë publik të premten për të hedhur poshtë marrëveshjen e propozuar, troditi përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të forcuar marrëdhëniet me aleatët aziatikë, në një kohë që kriza politike në Korenë e Jugut mund të ndërlikojë marrëdhëniet e rigjallëruara mes Uashingtonit, Seulit dhe Tokios. Aleanca trepalëshe është një element kyç në përpjekjet e tre vendeve për të kundërshtuar forcimin ushtarak të Kinës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mund të ndodhë që të ketë frenim të investimeve në Shtetet e Bashkuara, por analistët besojnë se ka të ngjarë që dëmtimi i marrëdhënieve SHBA-Japoni të jetë i kufizuar, duke mbajtur parasysh shqetësimet e përbashkëta të sigurisë lidhur me Kinën.Të hënën, kryeministri i Japonisë Shigeru Ishiba e cilësoi vendimin e Presidentit Biden për bllokimin e shitjes së kompanisë U.S Steel tek japonezët Nippon Steel si “të vështirë për t’u kuptuar”.I shoqëruar nga Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, Sekretari Blinken takoi Ministrin e Jashtëm të Japonisë Takeshi Iwaya në Tokio dhe po ashtu do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Ishiba dhe zyrtarë të tjerë të lartë japonezë.Udhëtimet e shumta në Japoni gjatë katër viteve të fundit “janë dëshmi jo vetëm e vëmendjes, por rëndësisë së lartë që i kushtojnë Shtetet e Bashkuara partneritit tonë. Presidenti Biden më kërkoi të vija në këtë udhëtim të fundit për ta nënvizuar këtë”, i tha Sekretari Blinken homologut japonez Iwaya.”Ne kemi një partneritet që filloi duke u fokusuar në çështjet dypalëshe, që dha rezultat më pas në çështjet rajonale dhe që tani është plotësisht global”, shtoi zoti Blinken.Të hënën, gjatë qëndrimit në Seul, Sekretari Blinken ripohoi se besonte se Koreja e Jugut është në gjendje të menaxhojë trazirat e saj politike, në një kohë që hetuesit në vend, kërkuan zgjatjen e udhër-arrestit për të prangosur Presidentit e shkarkuar Yoon Suk Yeol.

Aleatët e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë siguruar gjithashtu Seulin dhe Tokion se ai do të mbështesë vazhdimin e forcimit të marrëdhënieve dhe përparimin e bashkëpunimit ushtarak, ekonomik dhe diplomatik për të kundërshtuar Kinën dhe Korenë e Veriut, raportoi agjencia e lajmeve Reuters përpara fitores së zotit Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit.Kompania japoneze e çelikut Nippon Steel dhe ajo amerikane US Steel ngritën një padi të hënën me argumentin se Presidenti Joe Biden shkeli Kushtetutën amerikane duke bllokuar bashkimin e tyre nën argumentin e cënimit të sigurisë kombëtare, që ato e cilësuan si “argument të sajuar”.Dy kompanitë i kërkuan Gjykatës Federale ta anulojë vendimin.Nicholas Szechenyi, ekspert në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me bazë në Uashington, tha se vendimi i Presidentit Biden do ta bëjë vizitën e zotit Blinken në Tokio “të sikletshme”./VOA

Lexo edhe:

Policia Spanjezhe nxjerr rreth qindra emigrantë nga një ndërtesë të pushtuar, e cila u cilësua si rrezik për sigurinë publike Kryeqyteti Badalona argumentoi se ndërtesa e pushtuar përbënte një rrezik për sigurinë publike. Në vitin 2020, një fabrikë e vjetër e pushtuar nga rreth 100 emigrantë në qytetin katalian pranë Barcelonës shpërtheu në flakë, duke shkaktuar vdekjen e katër personave.

Starmeri i thotë Abramovichit: ‘Pagoni tani ose përballuni me gjykatën’

Nga Kategoria

Bota

17 Dhjetor, 2025
Bota

Starmeri i thotë Abramovichit: ‘Pagoni tani ose përballuni me gjykatën’

17 Dhjetor, 2025
Bota

Warner Bros. Discovery u bën thirrje aksionarëve të refuzojnë ofertën e blerjes nga Paramount

17 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

AC Milan dhe Füllkrug bien dakord për transferimin, gati për t'u prezantuar në Milano, por... nuk do të luajë ndaj Cagliari-t.

AC Milan dhe Füllkrug bien dakord për transferimin, gati për t’u prezantuar në Milano, por… nuk do të luajë ndaj Cagliari-t.

17 Dhjetor, 2025
Pensionistët nuk duhet më të provojnë se janë gjallë.

Pensionistët nuk duhet më të provojnë se janë gjallë.

17 Dhjetor, 2025
Pastori dhe motoristi në një person: Akil dhe Linda Pano, mes përulësisë dhe 'rebeli' i dashurisë!

Pastori dhe motoristi në një person: Akil dhe Linda Pano, mes përulësisë dhe ‘rebeli’ i dashurisë!

17 Dhjetor, 2025

Policia Spanjezhe nxjerr rreth qindra emigrantë nga një ndërtesë të pushtuar, e cila u cilësua si rrezik për sigurinë publike Kryeqyteti Badalona argumentoi se ndërtesa e pushtuar përbënte një rrezik për sigurinë publike. Në vitin 2020, një fabrikë e vjetër e pushtuar nga rreth 100 emigrantë në qytetin katalian pranë Barcelonës shpërtheu në flakë, duke shkaktuar vdekjen e katër personave.

17 Dhjetor, 2025
U shkëput nga pozita e zv.kryeministres dhe ministres, sot mbahet seanca për verifikimin e kushteve për masën ndaj Belinda Ballukut.

Kuvendi reagon ndaj dosjes së SPAK për Ballukun: Materiali sekret është në kasafortën e protokollit dhe do të diskutohet në mbledhje me praninë e prokurorit.

17 Dhjetor, 2025
Futbollistët e Shqipërisë në futsal regjistrojnë fitore 5-1 përballë Turqisë në ndeshjen e parë miqësore.

Futbollistët e Shqipërisë në futsal regjistrojnë fitore 5-1 përballë Turqisë në ndeshjen e parë miqësore.

17 Dhjetor, 2025

Starmeri i thotë Abramovichit: ‘Pagoni tani ose përballuni me gjykatën’

17 Dhjetor, 2025

Warner Bros. Discovery u bën thirrje aksionarëve të refuzojnë ofertën e blerjes nga Paramount

17 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In