Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, paralajmëroi të dielën për pasoja të mundshme, përfshirë vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje për Ukrainën. Deklarata u bë para takimit vendimtar që pritet në Shtëpinë e Bardhë.
“Nëse nuk do të arrijmë një marrëveshje, atëherë do të ketë pasoja”, tha Rubio për NBC. Ai shtoi se pasojat mund të përfshijnë vazhdimin e luftës dhe sanksione të reja ndaj Rusisë.
Rubio nënvizoi se çdo vendosje e sanksioneve shtesë mund të ndalë negociatat dhe të zgjasë konfliktin. “Paqja e vërtetë kërkon kompromis. Të dy palët duhet të bëjnë lëshime, përndryshe nuk ka marrëveshje, ka vetëm dorëzim”, tha ai.
Sekretari amerikan paralajmëroi se nëse nuk arrihet përparim, administrata mund të vendosë sanksione të reja dhe perspektiva për një marrëveshje të negociuar mund të shuhen.