Zgjedhja e kravatës me ngjyrat e flamurit rus nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, ka nxitur reagime të forta, pasi një zyrtar i lartë i Kremlinit e përshëndeti atë si një “mesazh mbështetjeje për Rusinë”.
Kirill Dmitriev, shef ekzekutiv i Fondit Rus të Investimeve Direkte dhe i dërguar special i Presidentit Vladimir Putin për bashkëpunim ekonomik, reagoi në rrjetin social X duke postuar një foto të Hegseth me kravatë me shirita kuqe, blu dhe të bardhë, të njëjtat ngjyra me flamurin e Rusisë, duke shtuar një emoji të flamurit rus.
Dmitriev shkoi edhe më tej, duke komentuar postimin me shprehjen “WWG1WGA”, akronim i njohur nga lëvizja konspirative amerikane QAnon, që nënkupton “Where We Go One, We Go All”. Lëvizja është e lidhur ngushtë me krahun e djathtë të mbështetësve të Donald Trump dhe ka një histori të gjatë akuzash për teori të pabazuara mbi “deep state” dhe ndikimin rus në SHBA.