Policia e Sarandës ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili ditën e djeshme ka goditur me thikë ish-burrin e motrës (ish-kunatin).
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rrëth orës 16:10 në lagjen nr.4.
“Shtetasi E.N, 26 vjeç, është konfliktuar me ish-burrin e motrës së tij, shtetasin K. B., 44 vjeç, banues në Delvinë, të cilin e ka goditur me një mjet prerës, duke i shkaktuar dëmtime trupore”, njofton policia.
44-vjeçari ka marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.