Pas zhurmës së madhe që shpërtheu në rrjet pas quiz-it të inteligjencës në Big Brother VIP Albania, ku disa prej banorëve nuk arritën t’u përgjigjen pyetjeve bazike si emri i Nënë Terezës apo data e pavarësisë së Kosovës, reagimet nuk kanë munguar.
Në mesin e kritikave të shumta, një reagim i fortë ka ardhur nga ish-banorja Sara Gjordeni, e cila ka zgjedhur të dalë në mbrojtje të banorëve aktualë, duke i quajtur gjykimet e publikut të nxituara dhe sipërfaqësore.Në një postim në InstaStory, ajo thekson se Big Brother nuk është thjesht një show, por një eksperiment social, ku izolimi i gjatë ndikon drejtpërdrejt në gjendjen mendore dhe kujtesën e banorëve.
Sipas saj, një nga efektet e para të izolimit është pikërisht humbja e kujtesës për gjëra bazike, duke sjellë edhe shembuj konkretë nga eksperienca e saj në shtëpi:pas disa javësh, banorët harronin tekste këngësh apo emra të thjeshtë kishte vështirësi në rikujtimin e fjalëve në gjuhë të huaj madje edhe detaje personale si numra telefoni bëheshin të paqartë.
Ajo përmend edhe rastin e këngëtarit Bardhi, i cili sipas saj kishte vështirësi të mbante mend tekstet e veta gjatë qëndrimit në shtëpi.Mesazhi i saj është i qartë:“Mos gjykoni pa e provuar vetë”, duke shtuar se vetëm pas një periudhe të gjatë izolimi (deri në 90 ditë), mund të kuptohet realisht ndikimi që ka ky format tek individi.
Ky reagim vjen në një moment kur sezoni i pestë i BB VIP vazhdon të jetë ndër programet më të ndjekura në Shqipëri, duke gjeneruar debate të forta në rrjet për sjelljen dhe nivelin e banorëve












