• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Sandu fiton zgjedhjet presidenciale në Moldavi

4 Nëntor, 2024
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja pro Bashkimit Evropian e Moldavisë, Maia Sandu, ka shpallur fitoren ndaj sfiduesit të saj, Alexandr Stoianoglo, që është miqësor me Rusinë, në zgjedhjet presidenciale të përcjella me akuza për ndërhyrje ruse dhe mashtrime zgjedhore.

Me 99.7 për qind të votave të numëruara për balotazhin e 3 nëntorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Sandu ka fituar 55.35 për qind të votave, ndërkaq Stoianoglo 44.65 për qind. Presidentja aktuale ka një epërsi prej 165.000 votash, sipas rezultateve paraprake.

“Moldavi, ti je fituese”, tha Sandu pak pas mesnatës, fitorja e së cilës u forcua nga votat në kryeqytet, Kishinjev, dhe në diasporë.

Lexo edhe:

Zbulohet “Call Center” i drogës në Angli, 6 shqiptarë në pranga

Sulmi me armë në SHBA, 3 të vdekur dhe 20 të plagosur

“Sot, të dashur moldavianë, keni dhënë një mësim për demokracinë që është i denjë të futet në librat e historisë. Sot, ju keni shpëtuar Moldavinë. Për një të ardhme me dinjitet”, shtoi ajo

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mirëpriti rezultatin zgjedhor në Moldavi.

“Urime e dashura Maia Sandu për fitoren tuaj sonte. Duhet një forcë e rrallë për të tejkaluar sfidat me të cilat jeni përballur në këto zgjedhjeve”, shkroi von der Leyen në X. “Jam e lumtur që do të vazhdoj të punoj me ju drejt të ardhmes evropiane të Moldavisë dhe popullit të saj”.

Stoianoglo, i cili ende nuk ka pranuar humbjen, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të qëndrojnë të qetë.

“Demokracia, para së gjithash, do të thotë maturi në përballje me rezultatin”, tha ai.

Paraprakisht, Stoianoglo kishte epërsi, por epërsia u ngushtua teksa vazhdoi numërimi i votave në qytete të mëdha dhe votave të diasporës perëndimore të Moldavisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se dalja kaloi 54 përqindëshin, që është pjesëmarrje më e lartë sesa në rundin e parë dhe më e larta që nga balotazhi i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Sandu fitoi rundin e parë të 20 tetorit me 42 për qind të votave, për dallim me 26 sa fitoi Stoianoglo, ish-prokurori i Përgjithshëm i cili mori mbështetjen nga Partia Socialiste e Moldavisë, subjekt politik prorus.

Pasi votoi në kryeqytetin moldavian, Sandu tha se ajo votoi “me Moldavinë”.

“Hajdutët duan të blejnë votën tuaj, ata duan të blejnë shtetin tonë, por fuqia e popullit është pafundësisht më e madhe sesa dashakeqësia e tyre”, tha ajo.

Teksa Sandu shpalli fitoren, Stoianoglo bëri thirrje për qetësi, duke thënë se “demokracia nënkupton para së gjithash, maturi për t’u përballur me rezultatin”. Zgjedhjet u mbajtën në mes të akuzave për ndërhyrje si në garën presidenciale, po ashtu në një referendum për integrimin e mundshëm të Moldavisë në BE, një drejtim që Sanduja dhe përkrahësit e saj e mbështesin fuqishëm.

Rezultati i referendumit për BE-në ishte i ngushtë dhe vota “po” mori 50.38 për qind, teksa Sanduja ka pretenduar se “grupet kriminale së bashku me forcat e huaja” kanë tentuar “të blejnë 300.000 vota” duke bërë që rezultati i referendumit të jetë më i ngushtë sesa ishte paraparë në sondazhe.

Sondazhet kishin parashikuar se Sanduja do të fitonte zgjedhjet presidenciale që në rundin e parë, por Stoianoglo doli më mirë seç pritej në zgjedhjeve, duke bërë që të mbahej rundi i balotazhit. Këshilltari për siguri kombëtare e Sandusë ka shkruar në X se ka pasur “ndërhyrje masive” nga Rusia në rundin e balotazhit. Por, ai nuk dha detaje për këto pretendime të tij.

Në balotazhin e 3 nëntorit është raportuar për parregullsi zgjedhore, përfshirë fotografimin e pretenduar të votave. Moldavia ka 3.02 milionë votues të regjistruar, përfshirë ata në diasporë. Votuesit në Perëndim thuhet se ishin vendimtarë në fitoren e opsionit “po” në referendumin për BE-në dhe po ashtu kanë ndihmuar Sandunë në rundin e balotazhit.

Përderisa posti i presidentit në Moldavi teknikisht është post ceremonial, presidentët zakonisht kanë ndikim të konsiderueshëm politik. Sipas ligjeve, një person mund të shërbejë dy mandate radhazi katërvjeçare në postin e presidentit. Gjatë mandatit të parë të Sandusë, Moldavia u reshtua me Ukrainën, pasi Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj më 2022. Kishinjevi iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Moskës. Moldavia mori statusin e vendit kandidat për BE në vitin 2022 dhe nisi bisedimet e anëtarësimit në fillim të këtij viti./rel

Tags: moldavizgjedhje

Nga Kategoria

Bota

Zbulohet “Call Center” i drogës në Angli, 6 shqiptarë në pranga

27 Gusht, 2025
Bota

Sulmi me armë në SHBA, 3 të vdekur dhe 20 të plagosur

27 Gusht, 2025
Bota

Dasmë e përgjakshme në Turqi! Kunata vret dhëndrin 23 vjeç

27 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Zbulohet “Call Center” i drogës në Angli, 6 shqiptarë në pranga

27 Gusht, 2025

Sulmi me armë në SHBA, 3 të vdekur dhe 20 të plagosur

27 Gusht, 2025

Dasmë e përgjakshme në Turqi! Kunata vret dhëndrin 23 vjeç

27 Gusht, 2025

Nga fermeri te importet/ Ja si do kontrollohen ushqimet sipas ligjit të ri, Qeveria ashpërson rregullat

27 Gusht, 2025

Vajzë apo djalë? Ylli Merja zbulon formulën për gjininë e bebit

27 Gusht, 2025

Ndërtoi resortin luksoz pa leje, arrestohet ish-shefi i IMT-së

27 Gusht, 2025

“Medaljet për zjarrfikësit janë tallje”, PD: Nuk është kampionat sportiv! Vendit i mungojnë mjetet, jo lëvdatat

27 Gusht, 2025

Shënjestra e atentatit në Fushë Kuqe JOZI i BB VIP? Zbardhet dëshmia e babait të Jozefin Markut!

27 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.