Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka vijuar me turin e tij të takimeve me demokratët në degët e ndryshme të vendit.
Sot, ai ishte në Fier, ku mbajti dhe një fjalim me demokratët atje. Salianji renditi disa nga projektet korruptive infrastrukturore të Partisë Socialiste, që sipas tij janë kthyer në gropa thithëse korrupsioni dhe për më tepër që rrezikojnë jetën e qytetarëve.
“Shqipëria ka nevojë për një rotacion politik. E ka të domosdoshme, rotacionin, largimin e Ramës dhe qeverisë. Edhe socialistët janë po njësoj të pakënaqur nga keqqeverisja.
Edhe qindra mijëra socialistë të ndershëm e dinë që kjo qeveri duhet të bjerë, se kjo qeveri lufton për një grusht njerëzish. Shohin korrupsionin, qytetet e zbrazur. Projektet që janë kthyer në gropa thithëse korrupsioni. Si rrugët e prokuruar nga 3 herë shkojnë sa buxheti i pensioneve dhe dalin pa pikë turpi na mirëkuptoni.
Qukës-Qafë Pllocë riskon jetën e kujtdo që kalon aty. E patë si u rrëzua Librazhd Prrenjas prej kapaciteteve të ulëta dhe korrupsionit. E patë si po përfundon tunel i Murrizit, pabarazi në tenderë zv.kryeministrja prej tunelit të Llogarasë. Shëndetësia mizerabël, e cila duhet të ishte falas.
Sot nuk ka mjek, ilaçe. Te ata që qeverisin nuk ka as njerzillëk. E patë një skandal, si prodhoheshin receta false për ilaçe që rimbursohen 100 herë më shumë. Nuk përmenden me emër personat që riskojnë jetën e qytetarëve. Sepse disa kompani duan të bëjnë disa mln euro. Ishin mjek që bënin receta sikur vizitonin 1000 pacientë në ditë.” – tha Salianji.











