• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 20 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Sali Berisha rikthehet në Kuvend pas 11 muajsh mungesë, do të depozitojë dy amendamente

1 Dhjetor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e martë, 3 dhjetor, lideri i demokratëve, Sali Berisha, pritet të kthehet në ulësen e tij në Kuvend. Rikthimi i ish-kryeministrit vjen pas 11 muajve mungesë pasi prej 30 dhjetorit të 2023 ndodhej në masën “arrest shtëpie”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pas seancës së fundit ku mori pjesë, pikërisht më 21 dhjetor 2023, ku u votua autorizimi i SPAK për të vendosur ndaj Berishës masën e arrestit në shtëpi, ai do t’i drejtohet të martën Kuvendit në seancën ku do diskutohet për buxhetin e 2025.

Berisha do të dorëzojë dy amendamente, të cilat sikurse e përcakton rregullorja prezantohen nga deputeti i cili i propozon.

Lexo edhe:

Dëmtimi i rrugës Vllahinë-Poçem, asfalt i çarë, mjete me vështirësi në qarkullim.

Aksident i rëndë në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

I pari ka të bëjë me: “Pezullimin e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë”.

Ndërsa i dyti me: “Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve”.

Ndërkohë, nga ana tjetër kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se demokratët kanë depozituar në Kuvend 34 amendamente për buxhetin e 2025. Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat tha se: “me qëllim që Buxheti i Shtetit 2025 të mos jetë Buxheti i mirëqenies së Edi Ramës dhe një grushti njerëzish pranë tij, por të jetë Buxheti i qytetarëve dhe që siguron mirëqenien minimale të tyre, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar 34 amendamente”.

AMENDAMENTET E DEMOKRATËVE:

  1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë – SALI BERISHA
  2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve – SALI BERISHA
  3. Caktimin e minimumit jetik 200 euro (20 mije leke) – FLAMUR NOKA
  4. Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliarde leke) – GAZMENT BARDHI
  5. Parashikimi i fondeve për bonusin e vitit 2025 për pensionistët – GAZMENT BARDHI
  6. Rritja e fondeve për ish- pronarët – OERD BYLYKBASHI
  7. Tre-fishimi i fondeve per ish te perndjekurit (nga 1.2 miliarde leke ne 4.2 miliarde leke). – GRETA BARDELI
  8. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te arsimit (rritje graduale me 1% cdo vit). – EDMOND SPAHO
  9. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise (rritje graduale me 1% cdo vit). – TRITAN SHEHU
  10. Pezullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shendetesi (pervec dializes). – ALBANA VOKSHI
  11. Shtimim e fondit prej 1 miliard lekë për qeset tumorale – ALBANA VOKSHI
  12. Shtimin e 0.5 miliard lekë për rimbursimin LMC – ALBANA VOKSHI
  13. Rritja me 10% e pagave te gjithe administrates publike (pervec pagave te drejtuesve te larte). – SORINA KOTI
  14. Rritja me 20% te pagave ne shendetesi. – SORINA KOTI
  15. Rritja me 20% te pagave te mesuesve dhe pedagogeve. – INA ZHUPA
  16. Kerkimi shkencor, fond te dedikuar prej 2 miliarde leke. – INA ZHUPA
  17. Rritja e fondeve te ilaceve te onkologjikut (10% te akcizave duhan alkol, jo me pak se 15 mln euro shtese). – ZHENI GJERGJI
  18. Rritja me 50% te fondeve per barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtese). – ZHENI GJERGJI
  19. Rritja e transfertes se pakushtezuar per bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (shtese 13 miliarde leke). – XHELAL MZIU
  20. Pakete mbeshtetese financiare per prodhuesit vendas 5 miliarde leke (kompensim nga shfuqizimi i euros). – JORIDA TABAKU
  21. 120 mln euro subvencione per fermeret, blegtoret dhe agroindustrine. – BLEDION NALLBATI
  22. Pergjysmimi i shp.operative te qeverisjes qendrore (pa cenuar shp jetike, sigurise dhe vendimet gjyqesore te formes se prere). – EMILIA KOLIQI
  23. Trefishimi i fondeve per mirembajtjen e rrugeve. – FLAMUR HOXHA
  24. Pagesë për paruket dhe materialete tjera të nevojshme për zonjat që vuajmë nga sëmudje të kancerit – NJË GRUP ZONJASH DEPUTETE TË PD
  25. Shtesë 3 miliard leke per te perballuar efektet financiare te pensionit te minatorëve – TRITAN SHEHU
  26. Pezullimin e pagesave për të gjitha PPP dhe koncesionit, dhe fondet të shkojnë për ndërtim shkolle, hapjen e nyjeve lidhese me autostradën Thumanë-Kashar, për programe mbështetëse për të rinjtë, për fëmijët, dhe për arsimin profesional – ANDIA ULLIRI
  27. Ndalimin e menjëhershëm të pagesave për inceneratorët që nuk ekzistojnë apo janë jashtë funksioni – LUAN BAÇI
  28. Shtimin e 500 milion lekë për të mbuluar kostot direkte që pacientet duhet të përballojnë gjatë trajtimit të tyre shëndetësor dhe mjekësor për logopedi, fizioterapi apo mbështetje psiko-sociale – ERALDA BANO
  29. Shtimin e 1 miliard lekë për një mbështetje konkrete financiare për studentët me të ardhura familjare të ulta, dhe sidomos të studentëve që vijnë nga familje që të adhurat i kanë në nivelet e pagës minimale, si dhe për të caktuar dhe paguar vlerën financiare të dietës ushqimore për mësuesit dhe punonjësit psiko-sociale që punojnë në distancë të konsiderueshme nga vendbanimi i tyre – ERALDA BANO
  30. Dyfishimi i fondit të bonusit të lindjeve për vitin 2025 në vlerën prej 4.5miliardë lekë dhe në vijim ky fond të indeksohet çdo vit në masën sa norma indeksit të çmimeve të konsumit – LINDITA METALIAJ
  31. Fondi i kontingjencës prej 5 miliardë lekë do tëshpërndahet si kompensim financiar ndaj banorëve pronat e të cilëve janë përmbytur ne vitin 1975 nga Hec Fierzës – ISUF ÇELA dhe FLAMUR HOXHA
  32. Rritjen me 2.5 miliardë leke të buxhetit 2025 per Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me qëllim perballimin e kostove te punësimit të 2500 logopedëve për Femijët me Autizëm – ELDA HOTI
  33. Financimi nga të ardhurat e privatizimeve të ish të përndjekurve politik – BUJAR LESKAJ
  34. Shtimi i fondeve për të përndjekurit në masën jo më pak se 0.2 % e PBB – BUJAR LESKAJ.
Tags: kuvendSali berisha

Nga Kategoria

Dëmtimi i rrugës Vllahinë-Poçem, asfalt i çarë, mjete me vështirësi në qarkullim.
Kryesore

Dëmtimi i rrugës Vllahinë-Poçem, asfalt i çarë, mjete me vështirësi në qarkullim.

20 Shkurt, 2026
Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

20 Shkurt, 2026
Ambasadori Gonzato: Shqipëria ka nevojë për anëtarësim, lufta ndaj korrupsionit është shumë e rëndësishme
Aktualitet

Ambasadori Gonzato: Shqipëria ka nevojë për anëtarësim, lufta ndaj korrupsionit është shumë e rëndësishme

20 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dëmtimi i rrugës Vllahinë-Poçem, asfalt i çarë, mjete me vështirësi në qarkullim.

Dëmtimi i rrugës Vllahinë-Poçem, asfalt i çarë, mjete me vështirësi në qarkullim.

20 Shkurt, 2026

Dilema e avionëve luftarakë të Gjermanisë: Ëndrrat europiane në rrezik dhe realiteti amerikan

Gjermania po ripozicionohet me një vëmendje të re në blerjen e produkteve evropiane. Por me projektin e avionëve luftarakë gjermano-francez-spanjoll, FCAS, që është në ngërç, a ka Berlini mundësi të tjera përveç F-35 amerikan?

20 Shkurt, 2026

Matheus Cunha nderon ‘njeriun e jashtëzakonshëm’ Ruben Amorim pas rikthimit të Man Utd.

20 Shkurt, 2026

Aksident i rëndë në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

20 Shkurt, 2026
Ambasadori Gonzato: Shqipëria ka nevojë për anëtarësim, lufta ndaj korrupsionit është shumë e rëndësishme

Ambasadori Gonzato: Shqipëria ka nevojë për anëtarësim, lufta ndaj korrupsionit është shumë e rëndësishme

20 Shkurt, 2026

Më shumë se gjysma e Evropianëve s’e dinë çfarë bën Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, por a duan ta braktisin atë? Ndërsa disa qeveri evropiane po e shtyjnë një kornizë më të ashpër për migrimin sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, opinioni publik duket të jetë në favor të tyre. Megjithatë, numri i evropianëve që thonë se njohin mirë konventën është përherë i vogël.

20 Shkurt, 2026

Barcelona mëson çmimin e habitshëm të kërkuar për Julian Alvarez nga Atletico Madrid.

20 Shkurt, 2026
Problemet vazhdojnë në rrugën Maliq-Lozhan-Strelcë, rrëshqitjet e dheut dëmtojnë infrastrukturën, duke rrezikuar sigurinë e qarkullimit.

Problemet vazhdojnë në rrugën Maliq-Lozhan-Strelcë, rrëshqitjet e dheut dëmtojnë infrastrukturën, duke rrezikuar sigurinë e qarkullimit.

20 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.