• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 15 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Sali Berisha paralajmëron protesta brenda dhe jashtë vendit!

20 Qershor, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë një tjetër deklaratë të fortë në lidhje me zgjedhjet e fundit në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë për manipulim elektoral.

Nga selia blu, Berisha ka paralajmëruar se opozita do të nisë një fazë të re veprimi politik dhe qytetar, atë të protestave.

Sipas tij, vendi ndodhet në një situatë ku “farsa elektorale” duhet të zbardhet dhe dokumentohet plotësisht.

Lexo edhe:

Dinamo mposht 3-1 Hajdukun e Splitit, siguron kualifikimin në play-off të Conference League

TikTok-u shkak i ngjarjes në Pirg?! Ja si dështoi qeveria të mbyllë këtë rrjet social

“Pa asnjë mëdyshje, do nisin të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri dhe në botë. Por, kjo është faza e dokumentimit, e verifikimit të të gjithë farsës elektorale që ka ndodhur me votën e shqiptarëve në Shqipëri dhe diasporë. Dhe kjo vazhdon sepse siç e shihni, dy rrethe do i paraqesim këtu, janë kontrolluar në Shqipëri për ligjshmërinë e procesit dhe në tërësi konstatohen manipulime, përçudnira, fakte që tejkalojnë edhe imagjinatat njerëzore.

Pra ne po bëjmë këtë verifikim. Nuk është i thjeshtë sepse është edhe i komplikuar, por edhe kohëkonsumues. Kontrolli i videove është më hektik se kontrolli i fletëve të votimit. Pra ky është një proces të cilit ne do i shkojmë deri në fund për të faktuar se si Edi Rama instaloi farsën elektorale në Shqipëri dhe se ai nuk ka fituar kurrë zgjedhjet. Ata që besojnë se Edi Rama ka fituar zgjedhjet në këtë farsë, ata ose janë njerëz që nuk kanë minimumin e kulturës ligjore elektorale dhe nuk e dinë se çfarë është farsë, ose janë njerëz në shërbim të tij.

Natyrisht ka një propagandë të papërmbajtur për të spostuar vëmendjen nga kjo punë e jashtëzakonshme që po bëhet nga ne për dokumentimin e farsës. Ka argumente nga më banalet që as njerëz me IQ stërminimale nuk do ia lejonin vetes t’i përdornin. Mirëpo paraja, pagesat, interesat kriminale, i bëjnë që ata të nxjerrin çdo lloj pseudoargumenti, pseudobanaliteti se në qoftë se ti flet për zgjedhje, kur sheh se çfarë është bërë me votën e mbi 300 mijë shqiptarëve, që janë një seksion i këtyre zgjedhjeve, kur konstaton se sa gjerësisht është përdorur Treni Bullgar, po marr vetëm këtë.

Unë po i lë të gjitha, sepse kultura elektorale ligjore çdo njeriu që ka ABC-në e saj, e detyron të mos pranojë për zgjedhje po farsë të gjithë ato procese ne të cilat qeveria jep gjysmë miliard euro prokurime në kundërshtim me ligjin. Në të cilat qeveria jep 100 euro shpërblim për 48 përqind të votuesve në mes të fushatës elektorale. Në të cilat qeveria përdor dhjetëra mijëra punonjës si operatorë politikë elektoralë. Në të cilat qeveria përdor të gjithë potencialin e saj logjistik në zgjedhje. Në të cilat qeveria fal 200 milionë euro dy ditë para zgjedhjeve.

Në të cilat qeveria dekreton mbjelljen e një sipërfaqe 140 herë më shumë se e lejon ligji me kanabis vetëm për zgjedhjet. Pra, këto për ata që kanë minimumin e kulturës ligjore elektorale janë të mjaftueshme për të kuptuar që kjo është një farsë elektorale. Por e kam thënë dhe e them, vota vdiq pa hyrë në kuti, e megjithatë në ditën e zgjedhjeve, me procedurën e zgjedhjeve, qeveria ka shtrirë duart e veta të zeza për ta bërë këtë farsë më thellë dhe më të shëmtuar që ka ndodhur ndonjëherë”, tha Berisha.

Tags: Berishaprotesta

Nga Kategoria

Aktualitet

Dinamo mposht 3-1 Hajdukun e Splitit, siguron kualifikimin në play-off të Conference League

14 Gusht, 2025
Aktualitet

TikTok-u shkak i ngjarjes në Pirg?! Ja si dështoi qeveria të mbyllë këtë rrjet social

14 Gusht, 2025
Bota

Izraeli intensifikon bombardimet, të paktën 17 të vrarë ditën e sotme në Gaza

14 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Dinamo mposht 3-1 Hajdukun e Splitit, siguron kualifikimin në play-off të Conference League

14 Gusht, 2025

TikTok-u shkak i ngjarjes në Pirg?! Ja si dështoi qeveria të mbyllë këtë rrjet social

14 Gusht, 2025

Izraeli intensifikon bombardimet, të paktën 17 të vrarë ditën e sotme në Gaza

14 Gusht, 2025

Tubime të tjera të dhunshme në Serbi, sulmohen dhe shkatërrohen përsëri zyrat e SNS-së në Novi Sad! Kërkohen zgjedhje të parakohshme

14 Gusht, 2025

Pësoi djegie nga zjarri masiv në Delvinë, kali i braktisur merr trajtim veterinar! Fondacioni gjerman po monitoron gjendjen e tij

14 Gusht, 2025

Del nga spitali autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Pirg, pritet të merret në pyetje

14 Gusht, 2025

“Shfaqem kur ty s’ta pret mendja…”, ky është 14-vjeçari që vrau bashkëmoshatarin me thikë! Foto dhe tatuazh me armë

14 Gusht, 2025

Fjalët e Perandorit Justinian zbulojnë vitin në të cilin ai ndërtoi bazilikën në qytetin e lashtë të Dardanisë.

14 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.