• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 31 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Sali Berisha është i sëmurë, ish-kryeministri anulon paraqitjen e tij në SPAK

16 Qershor, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, nuk është paraqitur para prokurorëve të posaçëm paraditen e kësaj të hëne, ashtu si dhe ishte parashikuar të ndodhte.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Burime për mediat bëjnë me dije se lideri i demokratëve ka vendosur që të mos shkojë në SPAK për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Mësohet se ish-kryeministri është me virozë dhe kjo ka bërë që këtë të hënë mos paraqitej para prokurroëve në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën e Partizanit. Në ambientet e SPAK ishte vetëm avokati Ledio Nuraj, i cili njoftoi prokurorët.

Lexo edhe:

Samiti i Diasporës/ Kryeministri Rama fton shqiptarët nëpër botë: Projektojmë së bashku rolin tuaj në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030 në BE

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

Kujtojmë se më 30 qershor, në GJKKO do të mbahet seanca e parë e gjyqit për dosjen “Partizani” me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerët.

Përmes shortit Elsa Ulliri u vendos si gjyqtarja që do të kryesojë trupën gjykuese të cilët do të japin verdiktin lidhur me “fatin” e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Ndërkohë, dy anëtarët e tjerë u caktuan, gjyqtari Bib Ndreca dhe gjyqtarja Rudina Palloi. Siç dhe kemi bërë me dije më herët treshja e gjyqtarëve duhet të mos kenë pasur asnjë lidhje të mëparshme me dosjen, as në procesin e hetimit dhe as në seancën paraprake.

Kujtojmë se nën akuzën për korrupsion, kreu i Partisë Demokratike do të përgjigjet për aferën e privatizimit të klubit, për cilën Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë se ai shfrytëzoi pushtetin që i jepte asokohe pozicioni i Kryeministrit për të pasuruar familje ne tij, përmes dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Ky i fundit do të përballet me drejtësinë për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

FAKTI PENAL NË NGARKIM TË SALI BERISHËS DHE JAMARBËR MALLTEZIT:

Në vijim të hetimit, është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se, nga:

Shtetasi Sali Berisha, është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

1- Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.

2- Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij.

3- Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Përfitimi i parregullt në favor të shtetasit Jamarbër Malltezi, në cilësinë e bashkëshortit të vajzës së Kryeministrit, shtetasit Sali Berisha, ekziston dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova, se është:

1- Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga shtetasi Jamarbër Malltezi.

2- Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi Jamarbër Malltezi.

3- Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi Jamarbër Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672.976.832 lek ose 5.420.345 euro.

Shtetasi Jamarbër Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin S. B., pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta si më poshtë:

1- Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga shtetasi Jamarbër Malltezi.

2- Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi Jamarbër Malltezi.

3- Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi Jamarbër Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672.976.832 lek ose 5.420.345 euro.

Tags: Berishasemure

Nga Kategoria

“Një Erë e Re për Sipërmarrjen”/ Rama në edicionin e dytë të MatchMaker Albania: Shqipëria pasqyron zhvillimet globale.
Kryesore

Samiti i Diasporës/ Kryeministri Rama fton shqiptarët nëpër botë: Projektojmë së bashku rolin tuaj në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030 në BE

31 Mars, 2026
Aktualitet

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

31 Mars, 2026
Kryesore

Rama: Italia avokatja jonë në BE! Kryeministri flet për projektet e rëndësishme mes dy vendeve

31 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Jam gati!” Céline Dion e konfirmon, do të rikthehet në skenë pas 4 vitesh

31 Mars, 2026

Me armë dhe silenciator brenda kamionit, arrestohen dy shqiptarët! Tentuan të hynin në Angli

31 Mars, 2026

“Cristiano është vërtet i dëmtuar” – Roberto Martínez jep lajme shqetësuese para Kupës së Botës

31 Mars, 2026

Ministri i lë 3 porosi kryepolicit Hita!

31 Mars, 2026

“Betohem të mbaj flamurin me nder”, Hita merr detyrën: Policia e Shtetit në krah të qytetarëve, luftë pa kompromis krimit

31 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In