Sali Berisha, në një video-postim në rrjetet sociale i ka cilësuar si mashtrime, deklaratat e Ramës këtë të dielë në episodin e radhës të podcastit “Flasim”.
Berisha thekson se çmimi i naftës në Shqipëri është në nivele stratosferike për shkak të taksës qeveritare të Ramës, mbi naftën 1.1 euro.
Sipas tij, Rama gënjeu kur tha se Bordi i Transparencës, ringritur së fundmi, nuk ka lidhje me nivelin e çmimeve, kur ky Bord përcatoi çmimin e naftës në 215 lekë.
Më tej, kreu i PD-së bën thirrje për uljen e menjëhershme të çmimit të naftës, duke akuzuar Bordin e Transparencës është ngritur për të mbrojtur kompanitë dhe jo qytetarët.
“Edi Rama mashtroi shqiptarët për naftën dhe po fsheh dështimin me investimet
Mashtrimet në monologun e së dielës të Edi Ramës janë bërë si përrallat e Nastradinit. Sot, ai kishte përzgjedhur të fliste për naftën dhe për të mashtruar qytetarët se, bordi nuk ka asnjë lidhje me çmimet, ndërkohë që bordi i tij dje njoftoi rritjen e çmimit, nga 203 lekë që kishte njoftuar më parë në 215 lekë, pas një letre publike që i bënë përqafësuesit e kompanive të naftës, duke dëshmuar se ai bord është në mbrojtje të kompanive dhe jo të qytetarëve.
Sërish, theksoj se, themeli i çmimit statosferik të naftës në Shqipëri qendron taksën qeveritare të Edi Ramës mbi naftën 1.1 euro.
Ndaj dhe ulja e saj duhet të jetë kërkesë e mbarë qytetarëve shqiptarë.
Edi Rama në monologun e tij foli për investimet e huaja, për një konferencë me mijëra pjesëmarrës, në të cilat në të vërtetë janë dhe mungestarët e mëdhenj në Shqipëri.
Unë dua t’i informoj shqiptarët se, gjatë këtyre 12 viteve, të vetmet investime të mëdha në Shqipëri kanë qenë investimet e kontraktuara, që të gjitha nga PD”, shprehet Berisha.











