• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

RYDOX/ U shisnin të dhënat amerikanëve, arrestohen tre administratorë pas operacionit të SPAK, BKH dhe FBI

12 Dhjetor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK përfundoi këtë të enjte një operacionin kundër tregut të paligjshëm kibernetik RYDOX. Në pranga kanë rënë deri më tani 3 nga administratorët.

Sipas njoftimit nga SPAK, hetimet kishin nisur gjatë këtij viti, për të goditur platformën kibernetike ku iu shiteshin të dhëna dhe informacione për biznese amerikanëve. Aksioni u krye nga Prokuroria e Posaçme, BKH dhe FBI.

Që prej shkurtit 2016, platforma kibernetike “Rydox” ka kryer mbi 7600 shitje të informacionit, që gjeneruan të paktën 230,000 dollarë të ardhura.

Lexo edhe:

Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor në Vlorë, miqtë u bëjnë një murale në vendin e aksidentit

VIDEO/ Protestat në Los Angeles! Momenti kur policët qëllojnë me plumb gome gazetaren LIVE

Ndaj të dyshuarve u ngritën akuzat “mashtrimit kompjuterik” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Gjithashtu janë sekuestruar 1 njësi kompjuterike dhe 6 laptopë, 5 celularë dhe pajisje të tjera memorizuese, dokumente dhe asete monetare në kriptomonedha.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet ligjzbatuese shqiptare përfundoi me sukses operacionin “RYDOX”, duke goditur  një treg të paligjshëm kibernetik dhe arrestuar tre administratorët e tij.

Njëri nga administratorët, shtetasi kosovar Sh.S., i cili kishte banim dhe lejeqëndrim në Shqipëri, u arrestua në bazë të urdhrit të prokurorit të çështjes.  

Që prej shkurtit 2016, Rydox ka kryer mbi 7,600 shitje të informacionit që gjeneruan të paktën 230,000 dollarë të ardhura. Platforma ka ofruar mbi 321,372 produkte të krimit kibernetik për një bazë përdoruesish prej 18,000 individësh, duke përfshirë informacione personale të vjedhura të identifikueshme si emrat, adresat dhe numrat e sigurimeve shoqërore, informacionin e kartave të kreditit dhe kredencialet e hyrjes të mijëra persona që banonin në Shtetet e Bashkuara.

Operacioni u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK, FBI-së (Zyra në Pittsburgh), Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike në Shqipëri, Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Policisë Mbretërore të Malajzisë.

Hetimi është pjesë e Procedimit Penal nr.7 të vitit 2024, për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, sipas Kodit Penal të Shqipërisë.

Aktiviteti i Paligjshëm

Faqja e internetit Rydox funksiononte si një treg i paligjshëm i dedikuar për:

  • Shitjen e informacionit personal të vjedhur (PII);
  • Shitjen e kredencialeve të aksesit të pajisjeve të vjedhura;
  • Shitjen e mjeteve dhe materialeve për kryerjen e krimeve kibernetike, duke përfshirë tutoriale dhe mjete për spam.

Rezultatet e Operacionit

Në ekzekutim të urdhërit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u kryen kontrolle dhe u sekuestruan:

  • 1 njësi kompjuterike dhe 6 laptopë;
  • 5 celularë dhe pajisje të tjera memorizuese;
  • Dokumente dhe asete monetare në kriptomonedha.

Në kuadër të operacionit, autoritetet amerikane sekuestruan domenin www.Rydox.cc, duke parandaluar përdorimin e mëtejshëm të kësaj platforme për shitblerje të paligjshme. Vizitorët e faqes tashmë do të shohin një baner që njofton sekuestrimin nga autoritetet federale, në bashkëpunim me SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë. Hetimet vazhdojnë për përcaktimin e plotë të përgjegjësisë penale të të dyshuarve dhe përfundimin e hetimeve për të gjithë zinxhirin kriminal.

Operacioni ‘RYDOX’ vendos një standard të ri në luftën kundër krimit të organizuar dhe kibernetik, duke dëshmuar potencialin e SPAK për të bashkëpunuar me agjenci ligjzbatuese ndërkombëtare dhe vendase në të tilla hetime komplekse.

Prokuroria e Posaçme tërheq vëmendjen e publikut mbi rreziqet serioze që aktivitetet e paligjshme, si ato të zbuluara përmes operacionit “RYDOX” paraqesin për individët dhe shoqërinë tonë.

Tregjet e paligjshme të krimit kibernetik jo vetëm që shkelin privatësinë dhe sigurinë e mijëra qytetarëve duke vjedhur dhe shpërdoruar të dhënat personale, por gjithashtu fuqizojnë rrjete kriminale që ndikojnë negativisht në besimin dhe sigurinë publike. /

Tags: aksionspak

Nga Kategoria

Aktualitet

Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor në Vlorë, miqtë u bëjnë një murale në vendin e aksidentit

9 Qershor, 2025
Bota

VIDEO/ Protestat në Los Angeles! Momenti kur policët qëllojnë me plumb gome gazetaren LIVE

9 Qershor, 2025
Bota

TRONDITËSE: Burri vdes gjatë muajit të mjaltit, gruaja 25-vjeçare e dyshuara kryesore

9 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor në Vlorë, miqtë u bëjnë një murale në vendin e aksidentit

9 Qershor, 2025

VIDEO/ Protestat në Los Angeles! Momenti kur policët qëllojnë me plumb gome gazetaren LIVE

9 Qershor, 2025

TRONDITËSE: Burri vdes gjatë muajit të mjaltit, gruaja 25-vjeçare e dyshuara kryesore

9 Qershor, 2025

Për herë të 29-të dështon konstituimi i Kuvendit në Kosovë

9 Qershor, 2025

“Jaht për selfie”/ Ndihma për Gazën, Izraeli ndalon anijen me Greta Thunberg! Aktivistja: Ky është rrëmbim!

9 Qershor, 2025

Konflikti te Urdhri i Psikologut! Valbona Treska nuk lejon presidenten e re të marrë detyrën

9 Qershor, 2025

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet me plumb në kokë

9 Qershor, 2025

Rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës! Ja vendi ku pritet të mbahet procesi

9 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.