Pas deklaratave kërcënuese të presidentit rus Vladimir Putin ndaj vendeve të Europës, ka reaguar shefi i NATO-s, Mark Rutte, i cili theksoi se aleanca është e përgatitur për çdo skenar.
Në një prononcim për The Guardian, Rutte u shpreh se NATO mbetet një aleancë mbrojtëse, por e vendosur të veprojë me vendosmëri nëse cenohet siguria e vendeve anëtare.
“Në fund, NATO është një aleancë mbrojtëse. Ne do të mbetemi një aleancë mbrojtëse, por mos u gaboni — jemi të gatshëm të bëjmë çfarë të duhet për të mbrojtur 1 miliard njerëzit tanë dhe për të siguruar territorin tonë,” deklaroi Rutte.
Ky reagim vjen pas fjalëve të forta të Putinit, i cili paralajmëroi se përfshirja e vendeve europiane në mbështetje të Ukrainës mund të çojë në “pasoja të rënda” për sigurinë e kontinentit.
Rutte theksoi se NATO nuk do të lejojë asnjë kërcënim ndaj vendeve anëtare dhe se mbrojtja kolektive mbetet thelbi i aleancës.









