Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha të enjten se është bërë përparim në negociatat me Iranin, por nuk pranoi të jepte detaje se me kë ka pasur diskutime.
“Ka vende ndërmjetëse që po përcjellin mesazhe dhe është bërë përparim – është bërë një përparim konkret”, tha Rubio pak para se të nisej për në një takim të ministrave të jashtëm të G7 në Francë.
Ai shtoi se negociatat janë një proces i vazhdueshëm dhe fluid. I dërguari special Steve Witkoff konfirmoi më herët sot në takimin e kabinetit të Presidentit Donald Trump se SHBA-të kanë negociuar me Iranin.
Kur u pyet nëse do t’u kërkonte vendeve të tjera të G7-ës të ndihmonin në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Rubio tha se është në interesin e tyre të ndihmojnë.
“Vendet e tjera marrin shumë më tepër karburant nga atje sesa ne”, shtoi Rubio.
“Nuk jam aty për t’i bërë të lumtur. Unë shkoj mirë me të gjithë në një nivel personal dhe punojmë me ato qeveri me shumë kujdes, por njerëzit që jam i interesuar t’i bëj të lumtur janë njerëzit e Shteteve të Bashkuara”, shtoi ai.











