Këtë të hënë është zhvilluar në ambientet e kryeministrisë konferenca e radhës ku po diskutohet lidhur me negociatat me Bashkimin Europian.
Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij bëri një panoramë të negociatave me Bashkimin Europian. Ai theksoi se Shqipëria po ecën pa u ndalur, me hapa konkretë dhe të sigurtë për të përmbushur reformat që na përafrojnë me standardet europiane
“Është me rëndësi për të pasur parasysh gjithë hapat e mëtejshëm sidomos kalendarin, pasi në bazë të planit të përbashkët me Komisionin Euopian, na duhet të ecim pa humbur asnjë afat dhe nga ana tjetër prezantimi do të vazhdojë edhe me planin e rritjes që është i lidhur merr reforma dhe masa që duhen përmbushur”, tha kryeministri Edi Rama.
Ndërsa Kryenegociatorja e Shqipërisë Majlinda Dhuka gjatë fjalës së saj tha se vendi ynë tani duhet të kalojë në fazën e mbylljes së kapitujve.
“Shumë punë është përpara për tu bërë deri në vitin 2027, dhe pas këtij viti deri në fund të dekadës ku apsirojmë që të kemi përmbushur kriteret për të qenë pjesë anëtare e BE. Shqipëria ka marrë vlerësimin pozitiv të Komisionit Evropian në shkurt të këtij. Jemi të gatshëm të plotësojmë çdo kërkesë. Shqipëria duhet të kalojë në fazën e mbylljes së kapitujve, një nga një të 33 kapitujve, ne kemi nisur punën për mbylljen e kapitujve. Kemi punuar për plotësimin e kushteve për mbylljen e negociatave, pra për çeljen, për kushte e ndërmjetme, dhe për kushte e mbylljes.
Shqipëria është proaktive, vepron paraprakisht për përgatitjet teknike dhe kjo është arsyeja pse lëvron në kohë të gjitha rezultate e reformave, sepse punohet në shumë fronte dhe institucione njëkohësisht. Punë është komplekse, jo e komplikuar.
Janë 157 institucione, dynivelshe Shqipëri-BE. Shqipëria i ka përmbushur 24 kushte të ndërmjetme. Kemi marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave, pasi ka përmbushur 24 kushtet e ndërmjetme”, tha Dhuka.











