• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rrjeti i prostitucionit “në zemër” të Tiranës, ky është Hoteli që përdorej nga grupi ndërkombëtar, vetëm pak metra nga Gjykata e Lartë/ DETAJE

3 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka zbuluar një rrjet të strukturuar kriminal që trafikonte vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion në Shqipëri.

Në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeti”, janë ekzekutuar 7 masa sigurie “arrest me burg” në Shqipëri dhe është arrestuar organizatori kryesor në Kolumbi. Qendra e aktivitetit kriminal ishte një hotel në zemër të Tiranës, vetëm pak metra larg Gjykatës së Lartë.

Lexo edhe:

Nesër është “Nata e Kadrit”, ka vlerë më shumë se 1 000 muaj! Ja pse duhet të agjëroni

Çim Peka i bindur: 22 marsi fundi i lojës, ose Rama në muze ose PD

Hoteli “Alindro”, i ndodhur në rrugën “Reshit Collaku”, ishte përshtatur posaçërisht për akomodimin dhe shfrytëzimin për prostitucion të vajzave të trafikuara. Policia ka zbuluar se hoteli menaxhohej nga pjesëtarë të rrjetit kriminal, që kishin detyra të ndara në këtë veprimtari.

Sipas hetimeve, organizatori kolumbian Lukas Betancur, që u arrestua në Kolumbi, rekrutonte vajza në vendet e tyre të origjinës dhe, përmes rrjetit të bashkëpunëtorëve në Shqipëri, organizonte transportin dhe akomodimin e tyre në hotelin “Alindro”. Aty, vajzat detyroheshin të ushtronin prostitucion, shpesh nën kërcënime ndaj vetes apo familjeve të tyre.

Dritan Suka ishte përgjegjës për menaxhimin e rrjetit në Shqipëri, ndërsa Ilmar Gugashi kishte përshtatur hotelin si bazë të aktivitetit. Assel Adrysheva dhe Kejvin Ndreu shfrytëzonin disa vajza nga Kazakistani, ndërsa Denis Berisha siguronte klientë dhe shpërndante lëndë narkotike për përdorim nga viktimat.

Gjatë operacionit janë sekuestruar shuma parash, shtatë celularë dhe prova të tjera materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur në tërësi aktivitetin ndërkombëtar të këtij grupi.

DETAJE:

Detaje nga operacionit ku u godit rrjeti i prostitucionit në Tiranë, grupi bazën e kishte në një hotel mes kryeqytetit pranë zonës së njohur si “Tregu Çam”.

Koka e grupit në Shqipëri është kolumbiani Lukas Giraldo Bentacur, ndërsa babai i tij Giraldo Bentacur është koka e grupit për gjithë Europën, ai drejtonte disa rrjete prostitucioni në shumë vende të Europës, dhe njihet si një nga personazhet më të njohur të krimit në Kolumbi.
Për arrestimin e tij në Kolumbi kanë shkuar edhe oficerë nga Policia shqiptare, të cilët kanë kryer arrestimin e tij në bashkëpunim me policinë kolumbiane.

Një grup nga policia shqiptare zv. Drejtori i Policisë së Tiranës dhe shefi i sektorit kundër trafiqeve dhe narkotikëve dhe prokurori i çështjes ndodhen në Medelin pasi morën pjesë në finalizimin e operacionit.

Grupi në Kolumbi vajzat atje i merrni dhe i thoshin që do i çonin në Shqipëri për punësim me paga të larta duke ia paraqitur Shqipërinë si një ishull të bukur ku do të punonin në turizëm dhe kur vinin në vendin tonë i gjenin edhe banesat dhe më pas lidhjet e grupit këtu i detyronin të prostituonin.

Në raste kur vajzat nuk i dërgonin lekët shkonin në banesat e familjarëve të tyre dhe i kërcënonin me jetë.

Tags: prostituciontirane

Nga Kategoria

Aktualitet

Nesër është “Nata e Kadrit”, ka vlerë më shumë se 1 000 muaj! Ja pse duhet të agjëroni

15 Mars, 2026
Ekstra

Çim Peka i bindur: 22 marsi fundi i lojës, ose Rama në muze ose PD

15 Mars, 2026
Bota

Ja përse bllokimi i Ngushticës së Hormuzit “paralizon” botën për karburant

15 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Milan humbet ndaj Lazios, Isaksen ndëshkon kuqezinjtë dhe Allegri mbetet tetë pikë pas Interit

15 Mars, 2026

Nesër është “Nata e Kadrit”, ka vlerë më shumë se 1 000 muaj! Ja pse duhet të agjëroni

15 Mars, 2026

Çim Peka i bindur: 22 marsi fundi i lojës, ose Rama në muze ose PD

15 Mars, 2026

Zbuloni 10 ushqimet që përmbajnë kalcium për trupin tuaj

15 Mars, 2026

Trump dhe Starmer diskutojnë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

15 Mars, 2026

Ja përse bllokimi i Ngushticës së Hormuzit “paralizon” botën për karburant

15 Mars, 2026

Deklaratat e Vuçiç, Milanoviç: Budallallëk të thuash që Shqipëria, Kroacia dhe Kosova do të sulmojnë Serbinë

15 Mars, 2026

Tensionet në Lindjen e Mesme, Macron bisedë telefonike me homologun iranian

15 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.