• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 19 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Rritje e mëtejshme e ngrohjes globale, në prag të takimit ndërkombëtar mbi klimën

10 Nëntor, 2024
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Takimi i nivelit të lartë mbi mjedisin ‘COP29’ do të fillojë të hënën në Baku të Azerbajxhanit, ekonomia e të cilit mbështetet kryesisht tek shitja e lëndëve djegëse fosile.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Herny Ridgewell, gjatë 12 ditëve të takimit, udhëheqës botërorë dhe mijëra pjesëmarrës do të përpiqen të negociojnë mënyrat për të ulur sasinë e çliruar të gazeve që shkaktojnë efektin serrë, mes paralajmërimeve se përpjekjet për të kufizuar ngrohjen globale janë shumë larg arritjes së objektivit.

Viti 2024 ka të ngjarë të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë me temperatura që kanë tejkaluar një prag të rëndësishëm të ngrohjes: objektivin që të mos lejohet rritje përtej 1.5 gradë Celcius për 20 apo 30-vjet, i pranuar ndërkombëtarisht për të kufizuar ngrohjen globale.

Lexo edhe:

Franca në krye të kritikave ndaj udhëtimit të Komisioneres Šuica në Këshillin për Paqen Komisionerja Evropiane Dubravka Šuica po përballet me kritikë për pjesëmarrjen në takimin e parë zyrtar të Këshillit për Paqe të Donald Trump, i cili ka ngjallur shqetësime serioze mes shteteve anëtare.

Ish-udhëheqësi i Koresë së Jugut, Yoon dënohet me burgim të përjetshëm

“Ky është viti i parë që tejkaloi pragun e rëndësishëm prej 1,5°C”, thotë Carlo Bountempo nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus.

Kufizimi i rritjes së temperaturave në nivelin nën 1.5 gradë Celsius ishte synim kryesor i Marrëveshjes së Parisit mbi mjedisin të vitit 2015.

“Tejkalimi i këtij kufiri, mund të shkaktojë ndryshime klimatike që mund të jenë të pakthyeshme”, thotë Ruth Townend nga organizata ‘Chatham House’ me bazë në Londër.

Me trajektoren aktuale, Kombet e Bashkuara thonë se bota po shkon drejt një rritjeje mesatare globale të temperaturave prej rreth 3 gradë Celsius, deri në fund të këtij shekulli. Kjo mund të shkaktojë në periudha më të gjata nxjehtësie, thatësira më të thella, stuhi më të forta dhe probleme të tjera.

“Çlirimet vjetore të gazeve serrë janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Vitin e kaluar ato u rritën me 1,3%”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

Të hënën nis takimi dyjavor i nivelit të lartë mbi mjedisin ‘COP29’ në Baku të Azerbajxhanit.

Një pjesë kyçe e takimit të këtij viti është se si vendet më të pasura të ndihmojnë financiarisht vendet më të varfra për të reduktuar çlirimin e gazeve dhe për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike.

“Pa një vendim mbi ndihmat financiare, gjithçka do të dështojë ”, thotë Ruth Townend nga “Chatham House”.

Azerbajxhani është një prodhues i madh i naftës dhe gazit, lëndë djegëse fosile që ndikojnë mbi ndryshimet klimatike.

“Azerbajxhani është gjithashtu një vend që rrezikohet nga ndryshimet klimatike. Vendi siguron nga 50 deri në 70% të ujit të pijshëm nga jashtë kufijve të tij. Pra është me të vërtetë në një pozitë të vështirë. Kështuqë është në interesin e tij që të përpiqet për fonde për të ndihmuar vendet në zhvillim siç është vetë, për të gjetur një rrugë për të ecur para”, thotë zonja Townend.

Pak para mbajtjes së takimit në Baku, Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale. Ka mundësi që ai sërish të largojë Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit që përcakton objektivat mbi ndryshimet klimatike. Ekziston gjithashtu frika e një lufte tregtare me Kinën.

“Nuk ka gjasa që ne të shkojmë drejt një bote që është më e qëndrueshme. Pra, ne duhet të mësojmë se si të menaxhojmë situatën në këto kushte paqëndrueshmërie gjeopolitike, të cilat vetëm sa do të rriten në të ardhmen”, thotë zonja Townend.

Nga zjarret në Kaliforni te përmbytjet vdekjeprurëse në Valencia të Spanjës, shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po shkakton mot ekstrem dhe pa veprime urgjente, ka të ngjarë që situata të përkeqësohet shumë./VOA

Tags: ngrohja globale

Nga Kategoria

Bota

Franca në krye të kritikave ndaj udhëtimit të Komisioneres Šuica në Këshillin për Paqen Komisionerja Evropiane Dubravka Šuica po përballet me kritikë për pjesëmarrjen në takimin e parë zyrtar të Këshillit për Paqe të Donald Trump, i cili ka ngjallur shqetësime serioze mes shteteve anëtare.

19 Shkurt, 2026
Aktualitet

Ish-udhëheqësi i Koresë së Jugut, Yoon dënohet me burgim të përjetshëm

19 Shkurt, 2026
Bota

Ligji ushtarak, protestat dhe një president në gjyq për kryengritje: Si arriti Koreja e Jugut në këtë pikë? Një gjykatë pritet të shpallë vendimin për gjyqin e Yoon Suk Yeolit.

19 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

"Jam e lumtur që Rogerti ka zgjedhur këtë model" - Bashkëshortja e banorit: Tregon të vërtetat!

“Jam e lumtur që Rogerti ka zgjedhur këtë model” – Bashkëshortja e banorit: Tregon të vërtetat!

19 Shkurt, 2026

Franca në krye të kritikave ndaj udhëtimit të Komisioneres Šuica në Këshillin për Paqen Komisionerja Evropiane Dubravka Šuica po përballet me kritikë për pjesëmarrjen në takimin e parë zyrtar të Këshillit për Paqe të Donald Trump, i cili ka ngjallur shqetësime serioze mes shteteve anëtare.

19 Shkurt, 2026

Pasi u dhunua, avokati i Ilir Metës shkon në GJKKO për seancën paraprake: Jam bej! Si hekuri që përkulet, por s’thyhet

19 Shkurt, 2026

Qeveria portugeze hap një hetim pasi Gianluca Prestianni i Benfica-s akuzohet nga ylli i Real Madrid, Vinicius Junior, për abuzim racial.

19 Shkurt, 2026

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë teksa riparonte një defekt në shtyllë, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së

19 Shkurt, 2026

Ish-udhëheqësi i Koresë së Jugut, Yoon dënohet me burgim të përjetshëm

19 Shkurt, 2026

Ligji ushtarak, protestat dhe një president në gjyq për kryengritje: Si arriti Koreja e Jugut në këtë pikë? Një gjykatë pritet të shpallë vendimin për gjyqin e Yoon Suk Yeolit.

19 Shkurt, 2026
Parlamenti Evropian Shpalos Propozimin e Resolutës për Shqipërinë: Nxitje për Integrimin, Lufta ndaj Korrupsionit dhe Dënime të Larta

Parlamenti Evropian Shpalos Propozimin e Resolutës për Shqipërinë: Nxitje për Integrimin, Lufta ndaj Korrupsionit dhe Dënime të Larta

19 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.