Një vizitë zyrtare për forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes Turqisë dhe Libisë ka përfunduar në një katastrofë ajrore mbrëmjen e së martës. Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi konfirmuan sot gjetjen e kutive të zeza (regjistruesve të zërit dhe të dhënave) të avionit privat që u rrëzua pranë Ankarasë, duke lënë të vdekur të gjithë personat në bord, përfshirë gjeneralin Muhammad Ali Ahmad al-Haddad, Shef i Shtabit të ushtrisë së Libisë perëndimore.
Avioni i biznesit, tip “Falcon 50”, u ngrit nga aeroporti Esenboga i Ankarasë në orën 20:30, me destinacion Tripolin. Vetëm 40 minuta pas ngritjes, ekuipazhi njoftoi kullën e kontrollit për një defekt elektrik kritik dhe kërkoi ulje emergjente. Avioni u ridrejtua për në Esenboga, por u zhduk nga radarët gjatë zbritjes, duke u përplasur rreth 70 kilometra në jug të kryeqytetit turk.









