• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 29 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

“Rreziku i lartë për konkurrencën e ndershme”, Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër “Paqes Fiskale”: Legalizimi i kapitalit me burim të dyshimtë

11 Dhjetor, 2025
tek Lajme
“Rreziku i lartë për konkurrencën e ndershme”, Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër “Paqes Fiskale”: Legalizimi i kapitalit me burim të dyshimtë
Share on FacebookShare on Twitter

Përpara miratimit të projektligjit për “Paqen Fiskale”, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka shprehur kundërshtinë e saj për këtë nismë. Në një deklaratë për mediat, AmCham thekson se ky projektligj rrezikon të dëmtojë konkurrencën e ndershme në vend. Një normë tatimore e vendosur në vetëm 5% për fitimet që rriten mbi 18% krijon një hendek të thellë me normat fiskale të zakonshme, që janë 15% dhe 23% për disa kategori biznesesh.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

AmCham, si një përfaqësuese e interesave të investitorëve amerikanë dhe shqiptarë, shpreh brengën e saj për aspekte të shumta ligjore dhe ekonomike të projektligjit. Një nga shqetësimet kryesore është se ai krijon avantazhe për bizneset që kanë shmangur detyrimet tatimore, duke vendosur në një pozicion të pafavorshëm ato që kanë deklaruar saktë fitimet. Sipas projektligjit, rideklarimi i pasqyrave financiare të pesë viteve të fundit lejohet pa nevojën e justifikimeve të qarta, duke rritur rrezikun e legalizimit të kapitalit me origjinë të dyshimtë.

Një tjetër problematikë është reduktimi i kontrollit tatimor gjatë periudhës së marrëveshjes, duke e bërë administratën tatimore më pak efikase. Projektligji gjithashtu pengon parimin e barazisë për tatimpaguesit dhe krijon dyshime mbi angazhimin e vendit për të përmbushur rekomandimet ndërkombëtare në luftën kundër evazionit fiskal.

Lexo edhe:

Më shumë se vepër arti, krenari për gjithë shqiptarët! Gjergj Kastriot Skënderbeu në një mural gjigant në Londër

“Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën” – Media greke: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

AmCham kritikoi gjithashtu mungesën e transparencës dhe konsultimit publik gjatë hartimit të këtij projektligji, i cili ka implikime të ndjeshme ekonomike dhe juridike. Procesi i shpërshpejtuar i miratimit ndikon negativisht në aftësinë e bizneseve për të ofruar komente të cilësuara.

Në përfundim, AmCham kërkon rishikimin e plotë të projektligjit për të siguruar politika fiskale që garantojnë konkurrencë të drejtë, formalizimin dhe besueshmërinë e biznesit. Kjo nismë, në formën e saj aktuale, nuk arriti të përmbushë parimet e transparencës, barazisë dhe sundimit të ligjit.

Nga Kategoria

Lajme

Më shumë se vepër arti, krenari për gjithë shqiptarët! Gjergj Kastriot Skënderbeu në një mural gjigant në Londër

29 Mars, 2026
Kryesore

“Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën” – Media greke: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29 Mars, 2026
Lajme

Sali Berisha: Çmimi stratosferik i naftës qëndron në taksën qeveritare të Ramës

29 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Më shumë se vepër arti, krenari për gjithë shqiptarët! Gjergj Kastriot Skënderbeu në një mural gjigant në Londër

29 Mars, 2026

“Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën” – Media greke: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29 Mars, 2026

Sali Berisha: Çmimi stratosferik i naftës qëndron në taksën qeveritare të Ramës

29 Mars, 2026

Tre persona bëjnë për spital pronarin e një lokali në Vlorë dhe arratisen, policia në vendngjarje

29 Mars, 2026

Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vinë, do t’i vëmë flakën

29 Mars, 2026

Përplasjet pasi Balluku e përzuri nga Divjaka, a do pranojë Rama ta kandidojë Braçen për Tiranën?

29 Mars, 2026

I armatosur terrorizon lokalin në Kavajë, arrestohet 28-vjeçari pas disa orësh ndjekje nga policia

29 Mars, 2026

Igor Tudor largohet nga Tottenham pas vetëm gjashtë javësh

29 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.