• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 21 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Rishikim të skemës së taksimit të pagave dhe normës së progresivitetit, qeveria paralajmëron strategji të re fiskale për tre vitet e ardhshme

23 Shtator, 2024
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria do të rishikojë në dy vitet ardhshme skemën e taksimit të pagave duke rritur pragun e pa taksueshem dhe duke rishikuar normat e progresivitetit.

Sipas strategjisë fiskale afatmesme 2024-2027 synohet “Përmirësim i progresivitetit në skemën aktuale të taksimit të të ardhurave nga punësimi, duke lehtësuar kategoritë me të ardhura të mesme dhe duke rritur pragun e aplikimit të normës marxhinale”.

Qeveria argumenton se Shqipëria arkëton në buxhet nga tatimet direkte mbi të ardhurat e biznesit dhe atyre individuale, rreth 40-50 % më pak se vendet e Bashkimit Europian. Kjo diferencë, lidhet kryesisht me 3 faktorë:

Lexo edhe:

Rama publikon pamje nga kantieri i Teatrit të ri Kombëtar: Një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës

Këmbimi valutor 18 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari, euro dhe monedhat e tjera

-Normat përgjithësisht të ulëta tatimore që zbaton Shqipëria krahasuar me vendet e BE-së;

-Përjashtimet nga tatimi mbi të ardhurat për bizneset dhe individët;

-Mosraportimi/nënraportimi i të ardhurave dhe fitimeve nga bizneset dhe individët.

Sipas projektit të qeverisë drejtimet kryesore të reformës së politikave tatimore për tatimet e entiteteve dhe personave fizikë do të synojnë zgjerimin e bazës së deklarimit të të ardhurave personale, duke ulur pragun e detyrimit për deklarim. Për këtë qëllim do të krijohet njësia e specializuar në administratën tatimore, e dedikuar për kontrollin e individëve me të ardhura dhe pasuri shumë të larta.

Në dy vitet në vijim do të aplikohet rritje graduale e pagës minimale për efekt të kontributeve dhe pagës minimale për efekt të tatimit mbi pagën, duke synuar njehsimin e tyre në të ardhmen.

Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi dhe kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përbën një burim të rëndësishëm të të ardhurave tatimore në Shqipëri të cila kanë një impakt të rëndësishëm në aktivitetin ekonomik, dhe eficencën e tregut të punës. Në terma afatmesëm, sistemi aktual i taksimit të punës ka nevojë për ndërhyrje me qëllim reduktimin e ndërlikimeve që shkaktojnë disa baza tatimesh.

Për të rritur të ardhurat nga tatimi mbi pagat administrata tatimore do të rrisë më tej luftën ndaj informalitetit. Në kuadër të strategjisë nën këtë komponent janë parashikuar 7 masa që do ndërmerren për të adresuar fenomenin. Ndërmarrja e këtyre masave pritet të sjellë një rritje të ardhurave tatimore me 4.9 miliard lek për tatimin mbi të ardhurat personale dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Prioritetet për periudhën 2024-2027 janë rritja me 0.18% e PPB të të ardhurave nga tatimi mbi pagën dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Rritja e deklarimit të pagës reale të 16 % të punësuarve. Përfshirja në skemën e kontribuuesve me 5.5 % pozicione të rinj pune dhe hartimi i planit sektorial për identifikimin e punës së padeklaruar dhe nën-deklaruar.

Nga Kategoria

Ekonomi

Rama publikon pamje nga kantieri i Teatrit të ri Kombëtar: Një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës

18 Gusht, 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari, euro dhe monedhat e tjera

18 Gusht, 2025
Analizë

GRAFIKËT/ Drama e fermerëve, RËNIE drastike e prodhimit të grurit, tregu mbushet me import

16 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare gjyqtari Frank Caprio që fitoi zemrat e publikut me mirësiellje

20 Gusht, 2025

Berisha nxjerr videon e Ahmetajt: Danieli është te Rama në Surrel!

20 Gusht, 2025

Nuk po gjen akordin me Bolonjën, për Asllanin futet në garë edhe ekipi tjetër i Seria A

20 Gusht, 2025

Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar

20 Gusht, 2025

Danieli i Akshit vjet u mor në mbrojtje nga garda, Arban Ahmetaj tha se u kërcënua që të mbyllë gojën

20 Gusht, 2025

“Jet ski” i policisë niset të shpëtojë pushuesin, por përplaset me një mjet lundrues në Vlorë

20 Gusht, 2025

Zjarret në Spanjë/ Erërat e forta vështirësojnë punën e zjarrfikësve

20 Gusht, 2025

Zhdukja e Danielit të AKSHI-t, gazetari: Ngjarja më e kombshme e 100 viteve të fundit

20 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.