• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 23 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Rikthehen protestat në Iran, studentët dalin në rrugë kundër qeverisë

23 Shkurt, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Për të tretën ditë me radhë, studentët iranianë kanë organizuar protesta antiqeveritare në disa universitete, sipas videove të publikuara online, që janë verifikuar nga Radio Evropa e Lirë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Protestat e reja janë të parat që kur autoritetet vranë mijëra njerëz gjatë shtypjes së paprecedent të protestave mbarëkombëtare kundër regjimit klerikal të Iranit muajin e kaluar.

Trazirat e reja vijnë në kohën kur Irani po përballet me mundësinë e një veprimi ushtarak nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Teheranin kundër dhunës së mëtejme ndaj protestuesve dhe ka kërcënuar se do ta godasë Republikën Islamike për shkak të refuzimit të saj që të heqë dorë nga programi bërthamor.

Lexo edhe:

Kreu i tregtisë së BE-së do të takohet me homologët e G7 ndërsa rriten tensionet për kërcënimet e tarifave nga SHBA.

Titulli: “Pse e urreni Ukrainën?” Ministri hungarez has konflikte me gazetarët ukrainas në Bruksel Ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, qëndroi fort mbi veton e tij për ndihmën ndaj Ukrainës për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi energjinë në Bruksel. Szijjártó pati përplasje me gazetarët ukrainas pasi Budapesti akuzoi Kievin për shantazh mbi tubacionin e naftës Druzhba. “Pse e urreni Ukrainën?”

Dhjetëra studentë zhvilluan protesta më 23 shkurt në të paktën katër universitete në kryeqytetin iranian, Teheran, përfshirë Universitetin Al-Zahra, Universitetin e Teheranit, Universitetin e Teknologjisë Sharif dhe Universitetin e Teknologjisë Amir Kabir.

Video në rrjetet sociale shfaqën studentet në Universitetin Al-Zahra duke brohoritur: “Ky është viti i gjakut. Sayed Ali do të rrëzohet”, duke iu referuar liderit suprem ajatollah Ali Khamenei.

Ndërkaq, video të tjera shfaqën studentë në Universitetin e Teheranit duke brohoritur: “Grua, jetë, liri”, një referencë për protestat mbarëkombëtare të vitit 2022, që u nxitën nga vdekja e një gruaje të re në paraburgim, e cila akuzohej nga autoritetet iraniane se kishte shkelur ligjin për hixhabin.

Protestat e reja përkojnë me fillimin e semestrit të ri universitar dhe me qindra ceremoni që janë mbajtur në të gjithë vendin gjatë javës së kaluar për të përkujtuar viktimat e vrara gjatë shtypjes së protestave masive në janar.

Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, të paktën 7.000 persona u vranë gjatë protestave që shpërthyen në fund të dhjetorit të vitit 2025, edhe pse besohet se numri real i të vdekurve është shumë më i lartë.

Shumica e vrasjeve raportohet se ndodhën midis 8 dhe 10 janarit, kur konsiderohet se ishte kulmi i shtypjes.

Këto protesta ishin ndër më të mëdhatë në Iran që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Protestat e reja në Teheran po zhvillohen teksa SHBA-ja vazhdon të kërcënojë me sulme Iranin për shkak të programit të tij të kontestuar bërthamor, pavarësisht disa rundesh të negociatave indirekte.

Trump ka dërguar në rajon dy aeroplanmbajtës me avionë luftarakë dhe bombardues, si dhe forca mbështetëse janë parë duke fluturuar drejt bazave ajrore në Lindjen e Mesme.

Në shfaqjen më të madhe të raportuar të kundërshtimit në kryeqytet që nga shtypja vdekjeprurëse e muajit të kaluar, studentët iranianë duke brohoritur slogane antiqeveritare u përballën me forcat e sigurisë jashtë Universitetit të Teknologjisë Sharif më 21 shkurt. Tubime të ngjashme u raportuan edhe në universitete të tjera.

Më 22 shkurt, studentët u përballën me ushtarë nga Basiji, një forcë vullnetare paramilitare që ka luajtur një rol të rëndësishëm në shtypjen e protestave politike në të kaluarën, jashtë Universitetit të Teknologjisë Amir Kabir.

Studentët dëgjoheshin duke brohoritur slogane antiqeveritare, sipas videove të publikuara në rrjetet sociale. Të tjerë u panë duke valëvitur flamurin kombëtar iranian.

Universitetet në Teheran shpesh kanë qenë skenë e protestave studentore që kanë ndodhur që nga revolucioni i vitit 1979, dhe që kanë rezultuar në shtypje brutale nga forcat e sigurisë./REL

Nga Kategoria

Bota

Kreu i tregtisë së BE-së do të takohet me homologët e G7 ndërsa rriten tensionet për kërcënimet e tarifave nga SHBA.

23 Shkurt, 2026
Bota

Titulli: “Pse e urreni Ukrainën?” Ministri hungarez has konflikte me gazetarët ukrainas në Bruksel Ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, qëndroi fort mbi veton e tij për ndihmën ndaj Ukrainës për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi energjinë në Bruksel. Szijjártó pati përplasje me gazetarët ukrainas pasi Budapesti akuzoi Kievin për shantazh mbi tubacionin e naftës Druzhba. “Pse e urreni Ukrainën?”

23 Shkurt, 2026
Bota

Akuzohet për vrasjen e dy prindërve, djali i regjisorit Rob Reiner nuk pranon krimin

23 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Diskutoi propozycjonin e PS për të hequr imunitetin”/ Gazetarja sqaron në “Top Story” se çfarë ka thënë kreu i SPAK në mbledhjen e mbyllur.

“Diskutoi propozycjonin e PS për të hequr imunitetin”/ Gazetarja sqaron në “Top Story” se çfarë ka thënë kreu i SPAK në mbledhjen e mbyllur.

23 Shkurt, 2026

Kreu i tregtisë së BE-së do të takohet me homologët e G7 ndërsa rriten tensionet për kërcënimet e tarifave nga SHBA.

23 Shkurt, 2026
Mirësevjen në shtëpi: Misioni i mbijetesës, Tirana emëron Orges Shehin si trajner

Mirësevjen në shtëpi: Misioni i mbijetesës, Tirana emëron Orges Shehin si trajner

23 Shkurt, 2026

Aksident në aksin Bajram Curri-Qafë Morinë, humb jetën shoferi 34-vjeçar

23 Shkurt, 2026

Elbasani, qyteti që po “vdes” ngadalë ekonomikisht

23 Shkurt, 2026

Titulli: “Pse e urreni Ukrainën?” Ministri hungarez has konflikte me gazetarët ukrainas në Bruksel Ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, qëndroi fort mbi veton e tij për ndihmën ndaj Ukrainës për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi energjinë në Bruksel. Szijjártó pati përplasje me gazetarët ukrainas pasi Budapesti akuzoi Kievin për shantazh mbi tubacionin e naftës Druzhba. “Pse e urreni Ukrainën?”

23 Shkurt, 2026
Punonjësi i burgut sulmohet gjatë natës: i vidhen arma dhe kursimet e tij

Ngjarje tragjike në aksin Bajram Curri-Qafë Morinë: Shoferi 34-vjeçar humb jetën, pasagjeri i lënduar.

23 Shkurt, 2026

Banorët e Spatharit vendosin tabela provizore për shoferët që devijojnë në Librazhd

23 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In