• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Rey Manaj synon rekordin i cili mbahet prej 22 vitesh dhe mosha i vjen në ndihmë por duhet vazhdimësia!

25 Mars, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka qenë një periudhë e lehtë për Manaj këto kohët e fundit por shpërblimi mbërriti në një natë e cila jo vetëm i dhuroi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”, por gjithashtu edhe kënaqësinë e shiritit të kapitenit pas daljes nga fusha të Berat Gjimshitit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sulmuesi që aktivizohet në Turqi të Sivasspor ishte duke e humbur grumbullimin pasi rrezikoi jo pak shëndetin në një ndeshje kampionati duke u shtruar në spital pas një përplasje që mori në duel me kundërshtarin, teksa megjithatë ishte i vendosur të zbriste në fushë dhe e bëri direkt pas një jave dhe më pas u grumbullua edhe nga Shqipëria.

Në “Wembley” nuk është se pati mundësi ndërsa në Tiranë ishte nata e tij, sigurisht me dy asist nga Asllani dhe Broja në 20 minutat e para. Manaj festoi me shokët e ekipit dhe i falënderoi ata teksa ndjek një rekord që është ende larg: 18 gola të Bogdanit me fanelën kuqezi, golashënuesi më i mirë në historinë kuqezi.

Lexo edhe:

Vlerësimi i lojtarëve të Chelsea ndaj Cardiff City: Zëvendësimet shpëtojnë situatën! Alejandro Garnacho dhe Pedro Neto futen në lojë për të ndihmuar Enzo Maresca përballë Bluebirds, ndërsa argjentinasi shënon dy gola të bukur.

Chelsea triumfon në Cardiff, “Blutë” e Londrës sigurojnë vendin e parë në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës

Manaj ka tashmë 9 gola dhe renditet në vendin e 10-të, vetëm 1 gol larg Igli Tares dhe Altin Rrakllit, teksa dje ka kaluar Aliaj dhe Bekim Balaj. E nga të gjithë që janë në listë, është i vetmi në aktivitet që mund ta bëjë te kombëtarja pasi sipër ka Rraklli, Salihi, Kushta, Sadiku (ende në aktivitet por jashtë kombëtares prej kohësh tashmë), Cikalleshi, Skela, Bushi dhe pikërisht Bogdani.

Rekordi Bogdani duket ende larg, pasi do të duhen edhe 9 gola për ta barazuar dhe 10 për ta kaluar, por sulmuesi i Sivasspor është ende 28 vjeç dhe i ka të gjitha shanset që edhe të paktën 4 vite të jetë në këtë formë, që do të thotë të paktën edhe 24-26 ndeshje të tjera për të luajtur.

Renditja e golashënuesve historikë kuqezi

Erjon Bogdani 18 gola

Alban Bushi 14 gola

Ervin Skela 14 gola

Sokol Cikalleshi 13 gola

*Armando Sadiku 12 gola

Sokol Kushta 11 gola

Hamdi Salihi 11 gola

Altin Rraklli 10 gola

Igli Tare 10 gola

*Rey Manaj 9 gola

(* ende ne aktivitet)

Nga Kategoria

Sporti

Vlerësimi i lojtarëve të Chelsea ndaj Cardiff City: Zëvendësimet shpëtojnë situatën! Alejandro Garnacho dhe Pedro Neto futen në lojë për të ndihmuar Enzo Maresca përballë Bluebirds, ndërsa argjentinasi shënon dy gola të bukur.

17 Dhjetor, 2025
Video/ Chelsea triumfon në Cardiff, "Blutë" e Londrës sigurojnë vendin e parë në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës.
Lajme

Chelsea triumfon në Cardiff, “Blutë” e Londrës sigurojnë vendin e parë në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës

16 Dhjetor, 2025
Sporti

Finalissima: Argjentina jep “OK”, përballja me Spanjën zyrtarizohet në orët e ardhshme

16 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Tirana: Autoritetet identifikojnë dhe shpallin në kërkim autorin e plagosjes me armë zjarr mbrëmë.

Protestat e fermerëve në Greqi vazhdojnë, pika kufitare e Kakavijës bllokohet përsëri.

17 Dhjetor, 2025
Arrestohet në Prishtinë një qytetar i huaj për veprat e krimit të organizuar.

I dyshuari për dhunimin e të miturit në Ferizaj, është arrestuar.

17 Dhjetor, 2025

Evropë sot: Komisioneri për Strehimin dhe Presidenti i Kosovës na bashkohen në transmetim të drejtpërdrejtë.

17 Dhjetor, 2025
Ftesë në 5/ Arbër Çepani i emocionuar: Ja çfarë mësoi nga viti 2025

Ftesë në 5/ Arbër Çepani i emocionuar: Ja çfarë mësoi nga viti 2025

17 Dhjetor, 2025

Kush është shqiptari që drejtonte trafikun e drogës në Foggia të Italisë, roli dhe lidhja me klanet mafioze (EMRI)

17 Dhjetor, 2025
Zbardhet letra dërguar Kuvendit, Altin Dumani kërkon heqjen e imunitetit për arrestimin e Ballukut, tre ditë para se të përfundojë mandati si kreu i SPAK.

Zbardhet letra e dërguar Kuvendit, Altin Dumani kërkon burgosjen e Ballukut tri ditë para përfundimit të mandatit në krye të SPAK-ut.

17 Dhjetor, 2025

Personi i dyshuar për masakrën në plazhin Bondi në Sydney, i akuzuar për 59 vepra penale

17 Dhjetor, 2025

Samiti i BE: Konsultime të rëndësishme për asetet ruse

17 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.