Reshjet e dendura që kanë përfshirë Pogradecin kanë shkaktuar probleme në disa pallate, ku uji ka arritur në katet e para të banesave.
Situata ka qenë më e vështirë për tre familje në fshatin Vërdovë, ku mjetet e rënda nuk kanë pasur akses për të ofruar ndihmë.
Në qytet, uji ka depërtuar kryesisht në zonën “1 Maji”, ndërsa është depozituar një kërkesë për ekspertizë lidhur me rezervuarin Grunjas.
Gjithashtu, është vënë re një masiv shkëmbor me rrezik potencial në hyrje të qytetit, dhe janë marrë masat për sigurinë e zonës. Në aksin Qafë Plloçë – Qukës, po kryhet pastrimi i masivit shkëmbor për të mundësuar kalueshmërinë e rrugës.
Ndërkohë, akset rrugore në territor mbeten të kalueshme, por situata në disa zona të thella dhe në fshatin Vërdovë vazhdon të jetë problematike për banorët










