Reshjet e borës kanë zbardhur malin e Dajtit gjatë orëve të fundit, duke krijuar një panoramë dimërore në mes të pranverës.
Temperaturat e ulëta kanë favorizuar rënien e borës, e cila ka mbuluar zonat e larta të parkut.

Reshje bore u regjistruan edhe në juglindje të vendit. Më të dendura kanë qenë në fshatrat turistik të Dardhës e Voskopojës aty ku trashësia shkon deri në 10 cm ndërsa në majë të Qafës së Mashkullores deri në 20 cm.
Gjithë rrugët nacionale dhe rurale janë të hapura dhe nuk paraqiten probleme, ashtu siç nuk paraqiten probleme me energjinë elektrike.











