• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Reshje intensive dhe dëborë, bllokohet aksi Bogë–Theth, Vjosa del nga shtrati, kaos në Gjirokastër! Disa qytete pa energji

7 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Reshjet e shiut dhe dëborës gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit, duke sjellë bllokime rrugësh, rrëshqitje dherash, përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Strukturat përkatëse ndodhen në terren.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Qarku Shkodër

Aksi rrugor Bogë–Theth është bllokuar mëngjesin e sotëm në disa segmente, si pasojë e rënies së dëborës dhe ngricave. Qarkullimi i mjeteve është i pamundur, ndërsa pritet ndërhyrja e mjeteve pastruese për normalizimin e situatës.

Lexo edhe:

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Alarmi: Një në 3 prindër jep ilaçe për uljen e temperaturës kur s’është e nevojshme

Qarku Elbasan

Sipas informacionit zyrtar të datës 7 janar 2026, gjatë natës janë regjistruar reshje shiu sporadike me intensitet të ulët, me një sasi totale prej 11 mm. Situata paraqitet përgjithësisht normale.

Probleme janë raportuar vetëm në bashkinë Belsh, ku në orën 07:00 është njoftuar për prani uji në dy banesa, njëra në qytet pranë ish-SMT dhe tjetra në fshatin Qafë Shkallë. Bashkia është njoftuar për marrjen e masave të nevojshme.

Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të hapura. Në aksin Gramsh–Moglicë ka pasur rënie inertesh, të cilat janë pastruar nga firma kontraktuese. Prurjet e lumenjve dhe përrenjve janë në kuota mesatare dhe nuk paraqesin rrezik.

Gjatë natës janë shënuar ndërprerje të energjisë elektrike; aktualisht janë të stakuar fidri në Njësinë Administrative Përparim (bashkia Peqin) dhe fidri Klos–Mollas (bashkia Cërrik).

Qarku Vlorë – Bashkia Selenicë

Në fshatin Vajzë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka rrëshqitur rruga dhe janë dëmtuar dy banesa. Rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ndodhet në terren dhe po monitoron qarkullimin, pasi kjo rrugë lidh disa fshatra të Njësisë Administrative Sevaster.

Ndërkohë, lumi Vjosë ka dalë nga shtrati duke përmbytur pazarin e gjësë së gjallë. Niveli i ujit ka arritur rreth 7 metra, ndërsa si masë parandaluese janë evakuuar 12 banesa. Situata vijon të monitorohet nga autoritetet.

Qarku Korçë – Pogradec

Reshjet e dendura kanë shkaktuar rrëshqitje të rrugës në aksin që lidh Njësinë Administrative Dardhas me aksin nacional. Si pasojë e prurjeve, një pjesë e rrugës është çarë, duke e bërë të pamundur kalimin si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët.

Që në orët e para të mëngjesit, mjete dhe burime njerëzore janë angazhuar për zgjidhjen e situatës dhe parandalimin e përkeqësimit. Aktualisht, lëvizja është e pamundur për banorët e të paktën 6 fshatrave që përdorin këtë aks.

Për shkak të situatës, mësuesit nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë dhe mësimi në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit është ndërprerë.

Gjithashtu, ka rritje të prurjeve në lumenjtë Rrëmenj dhe Vërdovë, të cilët po monitorohen. Fadromat po punojnë për largimin e inerteve dhe shmangien e bllokimeve të shtratit të lumenjve. Reshjet pritet të vijojnë me intensitet mesatar gjatë gjithë ditës.

Qarku Gjirokastër

Situata paraqitet më problematike. Aksi nacional Gjirokastër–Kakavijë është i bllokuar në zonën e Kordhocës, përballë fshatit Lazarat, ndërsa i bllokuar është edhe aksi Gjirokastër–Valare në vendin e quajtur Ura e Aznakut. Punonjësit e firmës mirëmbajtëse ndodhen në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugëve.

Në qytetin e Gjirokastrës ka prani të lartë inertesh. Përroi i Ficës ka dalë nga shtrati, ndërsa Cullua ka sjellë inerte në disa zona të qytetit. Zonat më të rrezikuara janë 18 Shtatori dhe Gërhot, ku qindra biznese janë dëmtuar rëndë. Gurët kanë shkatërruar vitrina dhe ambiente të brendshme.

Në Gërhot, rrugët lidhëse janë të pakalueshme. Të gjitha karburantet në hyrje të qytetit kanë ndërprerë funksionimin për shkak të përmbytjeve dhe dëmtimeve, duke krijuar vështirësi edhe për mjetet e emergjencës. Qindra automjete kanë mbetur të bllokuara, ndërsa qarkullimi në qytet është thuajse i paralizuar.

Ka rrëshqitje masive në zonën e Manalatit dhe Bypass-it të Gjirokastrës, ndërsa Viroi ka dalë nga shtrati duke përmbytur zonën përreth. Energjia elektrike është ndërprerë në gjysmën e qytetit dhe në fshatrat përreth, ndërsa ka probleme edhe me linjat e internetit dhe telefonisë.

Reshjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa niveli i lumit Vjosë në Memaliaj ka arritur në 6.5 metra.

Nga Kategoria

Aktualitet

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

25 Shkurt, 2026
Ekstra

Alarmi: Një në 3 prindër jep ilaçe për uljen e temperaturës kur s’është e nevojshme

25 Shkurt, 2026
Kryesore

Gonzato “pajton” PD dhe PS

25 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Goditje vendimtare nga UEFA për Prestianni-n

25 Shkurt, 2026

“Kur u tërhoq, ndjeva një boshllëk. Mbeta vetëm” – Messi zbulon shokun e skuadrës që i mungon më shumë

25 Shkurt, 2026

Zyrtare: Kylian Mbappé mungon në ndeshjen e sotme ndaj Benficës

25 Shkurt, 2026

Real Madridi përgatit transferim “bombë” për Vitinha nga PSG

25 Shkurt, 2026

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

25 Shkurt, 2026

Alarmi: Një në 3 prindër jep ilaçe për uljen e temperaturës kur s’është e nevojshme

25 Shkurt, 2026

Gonzato “pajton” PD dhe PS

25 Shkurt, 2026

“Jo duart te vithet o manjak…”/ Agron debati në BBV 5, Greta pështyn Juelën (VIDEO)

25 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.