Rëndohet bilanci i sulmit terrorist në plazhin e Sidney në Australi, ku shënjestër ishin qytetarë hebrenj që po kremtonin festën e tyre.
Mediat dhe autoritetet informojnë për të paktën 12 të vdekur dhe 29 të plagosur, përditësimi zyrtar (nga 10 viktima dhe 12 të plagosur që ishte më parë).
Mes viktimave mësohet se është edhe një fëmijë 10 vjeç, një vajzë e mitur. Gjithashtu dy oficerë policie janë të plagosur rëndë, si dhe një rabin humbi jetën.
Rabini Eli Schlanger (foto poshtë), një emisar i lëvizjes Chabad Judaism me seli në Sydney, mbeti viktimë e sulmit.
Një autor është midis të vdekurve, tjetri është në gjendje kritike për jetën.
Sulmi u karakterizua si një akt terrorist që synonte komunitetin hebre. Pajisje shpërthyese të improvizuara u gjetën në një makinë
Grupet myslimane në Australi e kanë dënuar sulmin terrorist në Bondi, duke shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre për familjet e viktimave. Komuniteti Musliman Ahmadiyya i Australisë (ACMA) tha se ishte “i tronditur dhe i trishtuar nga humbja e jetëve të pafajshme”.









