• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

RENDI I DITËS/ Sot seancë plenare në Kuvend, interpelanca me Kumbaron, pyetje për Ministren e Shëndetësisë dhe disa projektligje për votim

12 Shkurt, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Mbahet ditën e sotme seanca e radhës plenare në Kuvend.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në Rendin e Ditës parashikohet të mbahen dy interpelanca me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, njëra e thirrur nga deputetja Erisa Xhixho dhe tjetra nga deputeti Erald Kapri.

Ndërkohë pritet të mbahet edhe një seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

Lexo edhe:

“Thaçi është i pafajshëm, ky është qëndrimi juaj fillestar”, Rama ndan pjesë nga mbrojtja e ish-Presidentit: Shpjegimi i tij përballë idiotësisë ndërkombëtare.

Katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbin jetën nga asfiksimi në shtëpi, trupat e tyre mbërrijnë nga Italia

Projektligjet që pritet të kalojnë për votim në Kuvend ditën e sotme janë ai “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, “Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën Shqipërisë”, Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”.

Sot pritet të  shqyrtohet dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve” dhe projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 65/2025 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të urdhrit nr. 11, datë 10.2.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi,
rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 27.1.2026 dhe 3.2.2026.
(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti
Erald Kapri.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

4. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja
Erisa Xhixho.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

5. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,
znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
(Neni 80 i Kushtetutës, nenet 90 – 92 të Rregullores së Kuvendit)

6. Projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.
(Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të
Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Europën dhe Punët e Jashtme
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

7. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën
e Shqipërisë””, të ndryshuar. (Në mbështjetje të nenit 81, pika 1 të Kushtetutës dhe
neneve 68, 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

8. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar
në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar. (Në mbështjetje të nenit 81, pika 1 të
Kushtetutës dhe neneve 68, 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)

Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

9. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë
Kulturore dhe Muzetë””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës,
dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

10.Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të
pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e
materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 19, pika 1, shkronja “m” dhe nenit
178, pika 6, të ligjit nr. 10 019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së
Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e
thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit

11.Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 65/2025 “Për caktimin e
anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit””,
i ndryshuar.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe neneve 21/1 dhe 55 të Rregullores së
Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit

12.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më
shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8
minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë
se 60 minuta.

Tags: kuvend

Nga Kategoria

"Thaçi është i pafajshëm, ky është qëndrimi juaj fillestar", Rama ndan pjesë nga mbrojtja e ish-Presidentit: Shpjegimi i tij përballë idiotësisë ndërkombëtare.
Aktualitet

“Thaçi është i pafajshëm, ky është qëndrimi juaj fillestar”, Rama ndan pjesë nga mbrojtja e ish-Presidentit: Shpjegimi i tij përballë idiotësisë ndërkombëtare.

12 Shkurt, 2026
Katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbin jetën nga asfiksimi në shtëpi, trupat e tyre mbërrijnë nga Italia
Aktualitet

Katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbin jetën nga asfiksimi në shtëpi, trupat e tyre mbërrijnë nga Italia

12 Shkurt, 2026
Pas përfundimit të seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe Durrësit protestojnë para Parlamentit.
Kryesore

Pas përfundimit të seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe Durrësit protestojnë para Parlamentit.

12 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

"Thaçi është i pafajshëm, ky është qëndrimi juaj fillestar", Rama ndan pjesë nga mbrojtja e ish-Presidentit: Shpjegimi i tij përballë idiotësisë ndërkombëtare.

“Thaçi është i pafajshëm, ky është qëndrimi juaj fillestar”, Rama ndan pjesë nga mbrojtja e ish-Presidentit: Shpjegimi i tij përballë idiotësisë ndërkombëtare.

12 Shkurt, 2026

Në Teheran, protestat për revolutionin e Iranit të mbuluara nga pakënaqësia dhe sfida.

12 Shkurt, 2026

Bashkëngjituni me lajmet më të fundit | 12 Shkurt 2026 – Mëngjesi
Zbuloni ngjarjet më të rëndësishme nga Evropa dhe jo vetëm, më 12 shkurt 2026 – lajme të fundit, ngjarje të papritura, Bota, Biznesi, Argëtimi, Politika, Kultura, Udhëtimi.

12 Shkurt, 2026
Katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbin jetën nga asfiksimi në shtëpi, trupat e tyre mbërrijnë nga Italia

Katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbin jetën nga asfiksimi në shtëpi, trupat e tyre mbërrijnë nga Italia

12 Shkurt, 2026
Debati në BBV: Kristi e sulmon Rogertin me ujë

Debati në BBV: Kristi e sulmon Rogertin me ujë

12 Shkurt, 2026

Zgjedhjet në Bangladeshi: Sondazhi i parë pas largimit të Sheikh Hasinës përballë Jamaat-e-Islami dhe BNP-së

12 Shkurt, 2026
Pas përfundimit të seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe Durrësit protestojnë para Parlamentit.

Pas përfundimit të seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe Durrësit protestojnë para Parlamentit.

12 Shkurt, 2026

Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë dhe përgjegjësin e tyre në IMT

12 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In