• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Rekorde të reja për kredi për shtëpi, bankat dhanë 36 miliardë lekë në gjysmën e parë të vitit

30 Gusht, 2025
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kredia për shtëpi e dhënë nga sektori bankar shqiptar arriti rekorde të reja në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjashtë muaj sektori bankar dha 36.2 miliardë lekë kredi të re për shtëpi, në rritje me 31.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën e 230.1 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 17.4%. Ky portofol përbën tashmë 27% të kredisë totale për ekonominë shqiptare.

Sipas të dhënave operative, të raportuara nga sektori bankar, në mesin e këtij viti tregu i kredisë për shtëpi kryeson nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT). Banka më e madhe në vend zotëronte një portofol total prej 46.9 miliardë lekësh.

Lexo edhe:

A synon të jetë në krye të PD? Salianji: Kam shpallur ndonjë gjë?!

Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

Kjo shumë përbën rreth 21.9% të portofolit të kredisë për shtëpi të dhënë nga sektori bankar në Shqipëri, raporton Monitor.al.

Ndjek OTP Albania, që historikisht ka pasur një fokus të rëndësishëm në këtë produkt. Në mesin e 2025, banka me kapital hungarez zotëronte një portofol prej 40.2 miliardë lekësh ose afërsisht sa 18.7% e portofolit total të kredisë për shtëpi.

BKT dhe OTP Albania, kanë një avantazh të konsiderueshëm në këtë produkt, kundrejt bankave të tjera tregtare në vend. Së bashku, ato zotërojnë afërsisht 40% të tregut të kredisë për shtëpi.

Në vend të tretë pozicionohet Credins Bank, me një portofol aktiv prej 27.3 miliardë lekësh. Kjo shumë përbën 12.7% të portofolit të sektorit bankar në vend. Megjithëse është banka më e madhe kredituese ekonomisë shqiptare, Credins Bank vazhdon ta ketë fokusin kryesor në segmentin e biznesit, ndërsa renditet më mbrapa në huadhënien për individët dhe familjet.

Raiffeisen Bank është banka e katërt më e madhe financuese e blerjes së shtëpive nga familjet shqiptare, me një portofol prej 23.9 miliardë lekësh, ose sa 11.1% e totalit të sektorit bankar në vend.

Tirana Bank po fiton një peshë në rritje edhe në tregun e kredisë për shtëpi. Në mesin e këtij viti, banka e grupit Balfin raportonte një portofol total prej 19.5 miliardë lekësh. Kjo shumë përbën afërsisht 9.1% të totalit të portofolit të sektorit.

Ndjek Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri, me një portofol në shumën e 17.7 miliardë lekëve osa sa 8.2% e totalit të sektorit.

Vijon Banka e Parë e Investime Shqipëri (Fibank), me një portofol total prej 13.4 miliardë lekësh. Banka me kapital bullgar është aktor i rëndësishëm në tregun e kredisë për shtëpi, me më shumë se 6.2% të portofolit total.

Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank) në mesin e 2025 raportonte një portofol të kredisë për shtëpi në vlerën e 8.9 miliardë lekëve, shumë kjo që përbën 4.1% të totalit të sektorit.

Union Bank zotëronte 3.7% të tregut të kredisë për shtëpi, me një vlerë totale portofoli prej 7.9 miliardë lekësh.

Renditja mbyllet nga Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA). Banka më e vogël e sektorit zotëron një portofol të kredisë për shtëpi në vlerën e 4.3 miliardë lekëve, shumë kjo që i jep 2% të tregut të këtij produkti.

Rritja e kredisë për shtëpi vlerësohet të ketë arritur pikun në mesin e këtij viti, ndërsa pas muajit korrik huadhënia mund të ketë një ngadalësim, për shkak të hyrjes në fuqi të masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë. Këto masa, priten të ndikojnë veçanërisht kreditë për blerjen e shtëpive të dyta ose në përgjithësi për qëllime investimi.

Banka Qendrore ka vendosur nivele tavan për treguesit “Raporti i kredisë ndaj vlerës” dhe “Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave”, për kreditë që japin bankat për pasuri të paluajtshme rezidenciale.

Raporti i kredisë ndaj vlerës është përqindja e çmimit të blerjes së banesës që banka merr përsipër të financojë nëpërmjet kredisë. Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.

Ndërsa raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave përfaqëson raportin mes këstit ose kësteve të kredisë për prona, në raport me të ardhurat e huamarrësve. Raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë do të jetë në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan do të jetë 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.

Tags: kredi

Nga Kategoria

Aktualitet

A synon të jetë në krye të PD? Salianji: Kam shpallur ndonjë gjë?!

8 Dhjetor, 2025
Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale
Lajme

Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

8 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Berisha paralajmëron mobilizim kombëtar: Të përgatitemi!

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Mbrojtësja e centralit bërthamor të Çernobilit nuk e ndalon më rrezatimin, thotë IAEA.

8 Dhjetor, 2025
Video/ "Kam frikë": Njerka e ndalon vajzën 22-vjeçare me aftësi të kufizuara në kafazin e qenit, fqinji shpëton situatën si ‘hero’

Video/ “Kam frikë”: Njerka e ndalon vajzën 22-vjeçare me aftësi të kufizuara në kafazin e qenit, fqinji shpëton situatën si ‘hero’

8 Dhjetor, 2025
Foto/ Nga fusha e tenisit, 29-vjeçarja i jep fund karrierës dhe i bashkohet OnlyFans për të rritur

Foto/ Nga fusha e tenisit, 29-vjeçarja i jep fund karrierës dhe i bashkohet OnlyFans për të rritur

8 Dhjetor, 2025

Rekord i fuqishëm valësh merr jetët e katër personave në një pishinë deti të njohur në Tenerife, Spanjë.

8 Dhjetor, 2025

A synon të jetë në krye të PD? Salianji: Kam shpallur ndonjë gjë?!

8 Dhjetor, 2025

Urgjente! Zbulohet kushti që do të vendosë shkarkimin e Xabi Alonsos

8 Dhjetor, 2025
Kriteret për trajtim jashtë vendit pengojnë pacientin me paralizë dhe infeksion të rëndë.

Kriteret për trajtim jashtë vendit pengojnë pacientin me paralizë dhe infeksion të rëndë

8 Dhjetor, 2025
Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

Ish-lojtari i Premier League arrestohet pas publikimit të videove të trafikimit të drogës në rrjetet sociale

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.