Një gjykatë iraniane e dënoi regjisorin Jafar Panahi në mungesë me një vit burg me akuzat për “aktivitet propagandistik” kundër shtetit. Gjykata gjithashtu ia ndaloi Panahit të largohej nga vendi për dy vjet dhe ia ndaloi të merrte pjesë në ndonjë grup politik ose shoqëror. Avokati i regjisorit tha se do ta apelonte vendimin. Ai nuk tha se çfarë përfshinin aktivitetet propagandistike.
Regjisori është aktualisht jashtë Iranit. Në nëntor ai ishte në turne në Shtetet e Bashkuara, duke vizituar Los Angeles, Neë York dhe festivalin Telluride për të promovuar filmin e tij të fundit, i cili është përzgjedhur nga Franca si një nominim zyrtar për çmimin Oscar.











