• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 19 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Refik Halili gënjen dhe dhunon pronarin e tokës ku ndërtoi kompleksin, të afërmit e tij agresivë me median

19 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Të hënën, më datë 15 shtator 2025, gazetari Freard Rista dhe grupi i xhirimit të emisionit “Piranjat” u përball me sjellje agresive dhe fjalë fyese të disa djemve, të afërm të biznesmenit Refik Halili, në ambientet e jashtme të lokalit ku ky i fundit ishte ulur. Arsyeja se pse gazetari kërkoi të bisedonte me z.Halili, ishte për shkak të një denoncimi pranë redaksisë së emisionit “Piranjat“, nga z. Gjergji Kosta, jurist dhe përfaqësues ligjor i familjes Preza, pronare trualli në zonën mes rrugës së Dibrës dhe rrugës 4 Dëshmorët, aty ku është ndërtuar Kompleksi Halili.

Në vitin 2009, kur punimet kishin kohë që kishin nisur, z. Krenar Preza, si pronar toke nënshkroi një kontratë me kompaninë për pjesën e tij takuese, në bazë të % që ra dakord me ndërtuesin. Ai do të përfitonte 2 apartamente, 1 dyqan dhe 2 garazhe. Sipas nenit 3 të kontratës, afati i fundit për përfundimin e ndërtimit do të ishte data 5 Dhjetor 2010 dhe pika e fundit e nenit 6 e rithekson se shoqëria e ndërtimit do të dorëzojë apartamentet “me çelësa në dorë” brenda këtij afati.

Por gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve. Duke qenë se ecuria e punimeve ishte e ngadaltë dhe jo në përputhje me detyrimet kontraktore, z. Preza ndërmori hapin në vitin 2013 për ta çuar çështjen në Gjykatë përmes një kërkesë-padie kundrejt shoqërisë së ndërtimit Halili sh.p.k. Gjykata vendosi në favor të z. Preza në shkallë të parë dhe në favor të z. Preza edhe në shkallë të dytë. Në përfundim të gjykimit të Apelit në vitin 2017 vendimi mori formë të prerë dhe z. Preza iu drejtua zyrës së Përmbarimit për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës. Në këtë periudhë ndërmerret hapi i parë i paligjshëm i z. Refik Halili duke shitur dyqanin që ishte pjesë e përfitimit të z. Preza nga bashkëpronësia, ndërkohë që dyqani ishte nën masën e sigurisë, e cila ishte legjitimuar me vendimin e shkallës së dytë të Gjykatës së Apelit.

Lexo edhe:

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

Video e re/ Tesla nën shqyrtim, automjeti autonom nuk arriti të identifikojë kalimet hekurudhore.

Mirëpo paligjshmëria nuk mbaroi këtu, pasi dyqani u regjistrua në kadastër në emër të një personi të tretë, me një bashkëpunim perfekt mes ndërtuesit Refik Halili, noterit, përmbaruesit Pjetër Caka dhe punonjësit të kadastrës Refaen Laze, të cilët dolën edhe mbi Gjykatën.

“Paligjshmëria e zyrtarëve të korruptuar të kadastrës është evidente, pasi një vendim i Gjykatës i formës së prerë, me masë sigurie të ligjëruar, nuk lejon që ky send të jetë në qarkullim civil“, shprehet juristi Gjergji Kosta.

Po çfarë veprimesh antiligjore duheshin kryer që të shitej ajo pasuri që ishte nën masën e sigurimit të padisë me vendim gjykate?

1: Të hiqej masa e sigurimit të padisë nga sistemi kadastral;

2: Prona të jetë në emër të ndërtuesit;

3: Të firmoset në noter kontrata e shit-blerjes mes ndërtuesit dhe klientes.

“Kam bërë kontrollin nga A te ZH dhe nuk e kam gjetur masën e sigurimit të padisë ose një aplikim nga zyra e Tiranës që të aplikojë masën e sigurimit të padisë në hipotekë. E ka bërë gabim hipoteka. E ka regjistruar gabim. Unë e kam çuar për ta regjistru. Hipoteka gabimisht e ka futur në masë sigurimi padie. E ka vendos gabim“, justifikohet për gazetarin Freard Rista, përmbaruesi Pjetër Caka, ndërsa juristi i kadastrës Refaen Laze, justifikohet duke përdorur togfjalëshin “është shkrim kjo“, dhe në fund i zënë ngushtë, tenton t’i bëjë shantazh gazetarit duke i kërkuar emrin për ta mbajtur shënim./Emisioni “Piranjat”

Nga Kategoria

Aktualitet

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

19 Shtator, 2025
Video e re/ Tesla nën shqyrtim, automjeti autonom nuk arriti të identifikojë kalimet hekurudhore.
Aktualitet

Video e re/ Tesla nën shqyrtim, automjeti autonom nuk arriti të identifikojë kalimet hekurudhore.

19 Shtator, 2025
Ekstra

4 shenja të trupit tuaj që u thonë se keni nevojë për pushim

19 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Golashënuesit më të mirë në histori të Kupës së Botës FIFA

19 Shtator, 2025

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

19 Shtator, 2025

“Shkëputuni” – Drejtori sportiv i Liverpool-it shpjegon shpenzimet prej 450 milionë £ gjatë verës pas blerjeve të jashtëzakonshme që përfshijnë Hugo Ekitike, Florian Wirtz dhe Alexander Isak.

19 Shtator, 2025
Video e re/ Tesla nën shqyrtim, automjeti autonom nuk arriti të identifikojë kalimet hekurudhore.

Video e re/ Tesla nën shqyrtim, automjeti autonom nuk arriti të identifikojë kalimet hekurudhore.

19 Shtator, 2025

4 shenja të trupit tuaj që u thonë se keni nevojë për pushim

19 Shtator, 2025

Besimi i ndërsjellë: Portieri i USMNT, Matt Freese, firmos kontratë pesëvjeçare me NYCFC

19 Shtator, 2025
Marrëveshja për TikTok, Trump njofton takimin me presidentin kinez, Xi Jinping

Marrëveshja për TikTok, Trump njofton takimin me presidentin kinez, Xi Jinping

19 Shtator, 2025
Kamala Harris shpërthen: Biden më zhgënjeu, bashkëshortja e tij e irritoi burrin tim gjatë takimit

Kamala Harris shpërthen: Biden më zhgënjeu, bashkëshortja e tij e irritoi burrin tim gjatë takimit

19 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.