Ademola Lookman do të largohet në fund të këtij sezoni nga Atalanta, aty ku ka shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 18 gola dhe ka dhënë 7 asiste. Dëshira e nigerianit është të veshë fanellën e Real Madridt, por ka marrë refuzimin kategorik prej klubit madrilen.
Por, për nigerianin interesohen shumë klube të tjera të mëdha, një prej tyre është edhe Barcelona. Klubi katalanas ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e Ademola Lookman për të vlerësuar mundësinë e transferimit të tij gjatë verës.
Drejtuesit e Barcelonës e shohin anësorin nigerian si një opsion tërheqës për të forcuar krahët e tyre për sezonin e ardhshëm. Atalanta e vlerëson sulmuesin rreth 65 milionë euro, shifër kjo që mund të jetë pengesë për Barcelonën për shkak të problemeve financiare.
Megjithatë, klubi katalanas ka vendosur të investojë për një sulmues anësor dhe Lookman i përshtatet profilit që ata kërkojnë. Për 27-vjeçarin interesohen dhe klubet e Premier League si Arsenal, Liverpool e Manchester United.