• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rasti tronditës/ Prokuroria e Fierit: Babai pranoi se ka kryer marrëdhënie me të bijën

4 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Fierit ka ngritur akuzat për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” ndaj babait, Zamir Meta, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas Prokurorisë Fier, Zamir Meta ka pranuar para grupit hetimor se ka kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur.

Ndërkohë e mitura ka deklaruar se babai ka kryer marrëdhënie seksuale me të që kur ajo ishte 5-vjeçe.

Lexo edhe:

Depozitat në lekë dhe valutë shënuan tkurrje në Shkurt

“Krimi po vë rregullat e lojës? Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Ata vendosin edhe rektorin e universitetit

Ngjarja u zbulua pas largimit nga shtëpia të 12-vjeçares, e cila kishte gjetur strehim në banesën e shtetasit me iniciale B.B. Vetë Zamir Meta, denoncoi në polici zhdukjen e së bijës, që u gjet në shtëpinë e fqinjit.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.927, datë 01.07.2025 në ngarkim të personit nën hetim Z.M, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” të parashikuara nga nenet 100 prg. 2 dhe 106 të K.Penal, mbi bazën e kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Fier nga viktima e mitur P.M.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se, personi nën hetim Z.M., është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur P.M, e vitlindjes 2013.

Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B. Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se, shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim Z.M., i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Personi nën hetim Z.M. ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur.

Pas regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, në datë 01.07.2025 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj personit nën hetim Z.M masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr.62-205-3964, ka pranuar kërkesat e Prokurorisë, duke caktuar ndaj personit nën hetim Z.M. masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

Nga Kategoria

Ekonomi

Depozitat në lekë dhe valutë shënuan tkurrje në Shkurt

30 Mars, 2026
Aktualitet

“Krimi po vë rregullat e lojës? Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Ata vendosin edhe rektorin e universitetit

30 Mars, 2026
Bota

Rubio: Jemi përpara afatit në operacionet ndaj Iranit

30 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Izraeli miraton dënimin me vdekje për palestinezët, reagime të ashpra në Perëndim

30 Mars, 2026

Depozitat në lekë dhe valutë shënuan tkurrje në Shkurt

30 Mars, 2026

“Krimi po vë rregullat e lojës? Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Ata vendosin edhe rektorin e universitetit

30 Mars, 2026

Rubio: Jemi përpara afatit në operacionet ndaj Iranit

30 Mars, 2026

I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatuan rekomandimet

30 Mars, 2026

De Zerbi në bisedime të avancuara për t’u bërë trajneri i Tottenhamit

30 Mars, 2026

Meri Shehu bën renditjen për muajin Prill, cilat janë shenjat më me fat

30 Mars, 2026

Vendet e G7: Do marrim të gjitha masat për të mbrojtur tregun e energjisë gjatë luftës në Iran

30 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.