• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 19 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Rashica zyrtarizon largimin nga Skënderbeu: Lidhja jonë nuk do të shuhet kurrë!

14 Shkurt, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Kartoni i kuq i marrë në ndeshjen kundër Laçit, duket se nuk e ka çuar aq sa ishte planifikuar aventurën e Ermir Rashicës tek Skënderbeu.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sulmuesi i kombëtares shqiptare U-21 u shit gjatë merkatos së Janarit nga Skënderbeu tek ekipi i Metalist 1925 Kharkiv në Ukrainë për shifrën e rreth 800 mijë eurove dhe ishte parashikuar që ai të qëndronte me klubin bardhekuq pak më shumë se sa mezi i shkurtit.

Por, mungesa e detyruar në sfidën e të dielës përballë Tiranës, ka bërë që kosovari t’i bashkohet më shpejt ekipit të tij të ri.

Lexo edhe:

Dyshtim i dyfishtë për Lionesset! Sarina Wiegman shpallet Trajnerja e Vitit, ndërsa Michelle Agyemang fiton Personalitetin e Ri Sportiv në çmimet e vitit 2025.

Napoli finalisti i parë i Superkupës së Italisë, mposht Milanin kampion në fuqi

Ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale, Rashica ka zyrtarizuar largimin nga Skënderbeu, ku iu jep lamtumirën ngjyrave bardhekuqe.

Rashica e cilëson si një ditë të vështirë, largimin nga një klub, që sipas tij i ka dhënë shumë dhe ka kaluar momente të paharrueshme.

“Lamtumirë KF Skënderbeu! Faleminderit për gjithçka! Sot është një ditë e vështirë për mua, sepse më duhet të them lamtumirë një klubi që më ka dhënë kaq shumë. KF Skënderbeu nuk ishte thjesht një ekip, por një familje, një shtëpi e dytë ku kam kaluar momente të paharrueshme. Çdo ndeshje, çdo fitore, çdo sfidë e ka lënë një shenjë të thellë në zemrën time.

Dua të falënderoj presidentin e klubit, drejtuesit e klubit, stafin teknik, bashkëlojtarët dhe mbi të gjitha tifozët e zjarrtë të Skënderbeut, që më kanë mbështetur në çdo hap. Edhe pse po largohem, mirënjohja ime për këtë klub do të mbetet e përjetshme. Jam i lumtur për këtë hap të ri në karrierën time dhe i motivuar për të dhënë më të mirën time në këtë aventurë të re. Faleminderit Skënderbeu! Lidhja jonë nuk do të shuhet kurrë”, shkruan Rashica.

Sulmuesi 20-vjeçar u bashkua me Skënderbeun në verën e vitit 2023 nga Trepça 89 dhe në një sezon e gjysmë spikati, duke tërhequr interesime të mëdha.

Këtë sezon, Rashica luajti me korçarët në 24 ndeshje, ku regjistroi nëntë gola dhe dy asiste. Në ceremoninë “Topi i Artë 2024”, Rashica u zgjodh si “Talenti i Vitit”.

Nga Kategoria

Sporti

Dyshtim i dyfishtë për Lionesset! Sarina Wiegman shpallet Trajnerja e Vitit, ndërsa Michelle Agyemang fiton Personalitetin e Ri Sportiv në çmimet e vitit 2025.

19 Dhjetor, 2025
Sporti

Napoli finalisti i parë i Superkupës së Italisë, mposht Milanin kampion në fuqi

18 Dhjetor, 2025
Sporti

“Rrethuar nga budallenj!” – Roy Keane kritikon yllin e Man Utd, Kobbie Mainoo, pas skandalit me bluzën në Old Trafford

18 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Dyshtim i dyfishtë për Lionesset! Sarina Wiegman shpallet Trajnerja e Vitit, ndërsa Michelle Agyemang fiton Personalitetin e Ri Sportiv në çmimet e vitit 2025.

19 Dhjetor, 2025

“I thashë do çohesh ti të vish me mua…”, Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën

18 Dhjetor, 2025
Shqipëria vazhdon të tregojë forcën e saj në futbollin europian me Dritën e Gjilanit dhe Shkëndijën e Tetovës.

Shqipëria vazhdon të tregojë forcën e saj në futbollin europian me Dritën e Gjilanit dhe Shkëndijën e Tetovës.

18 Dhjetor, 2025

Napoli finalisti i parë i Superkupës së Italisë, mposht Milanin kampion në fuqi

18 Dhjetor, 2025
Video: "O doktor, shiko si duket bukur kur qeverisni me ne," deputeti i PS publikon pamjet nga sherri në Parlament.

“O doktor, shiko si duket bukur kur qeverisni me ne,” deputeti i PS publikon pamjet nga sherri në Parlament

18 Dhjetor, 2025

Gjenden mbetje njerëzore, dyshohet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës në Kosovë

18 Dhjetor, 2025
Kaos, dhunë dhe tension/ Konfliktet në Kuvend pasqyrohen në mediat ndërkombëtare: Opozita zëvendësoi ministrat, intervenon Garda.

Kaos, dhunë dhe tension/ Konfliktet në Kuvend pasqyrohen në mediat ndërkombëtare

18 Dhjetor, 2025
Abdixhiku garanton punësim për të gjithë të rinjtë e sapodiplomuar

Abdixhiku garanton punësim për të gjithë të rinjtë e sapodiplomuar

18 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.