• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Raporti i antidrogës italiane: Rrjetet kriminale shqiptare po forcohen

9 Tetor, 2024
tek Aktualitet, Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti vjetor i antidrogës italiane për vitin 2024, që i referohet të dhënave të vitit 2023, konstaton një rol në rritje të organizatave kriminale shqiptare që veprojnë në Itali.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas raportit, që u publikua të martën nga Drejtoria e Antidrogës italiane, “trafikantët shqiptarë të drogës po ngjiten me shpejtësi në radhët e organizatave më agresive dhe më të fuqishme të trafikut të drogës në Itali”.

Sipas raportit, “kjo dëshmohet nga numri i lartë i rasteve të raportuara në Itali nga polica për autoritetet gjyqësore në vitin 2023 në fushën e drogës: 171 organizata shqiptare që synojnë trafikun e drogës dhe 1,432 shqiptarë për krimin e shpërndarjes së drogës, të cilët përbëjnë 16.44% të gjithë të huajve të raportuar për këto vepra”.

Lexo edhe:

Kërcënimi nga Stuhia Leonardo: Andalucia në përmbytje dhe evakuime masive në Spanjë

Çfarë ndodhi në ditën e parë të Samitit të Qeverive Botërore në Dubai?

Sipas raportit shtetasit shqiptarë renditen në vitin 2023 pas marokenëve në raportimet e policisë italiane pranë organeve të drejtësisë për veprat penale të drogës, me 1604 raste, nga 1574 që ishin raportuar në vitin 2022.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve të raportuar, sipas policisë italiane, kanë aktivite në fushën e kokainës, ku janë raportuar 1263 persona nga 1211 në vitin 2022.

Raporti thotë se organizatat shqiptare kanë aftësi për të lëvizur sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës.

“Për kokainën”, thotë raporti, “ata kujdesen për çdo fazë të zinxhirit të furnizimit dhe shpërndarjes: blerjen në vendet e prodhimit, grumbullimin e lëndës narkotike në portet holandeze dhe belge, transportin në destinacion me mjete të modifikuara posaçërisht, deri në fazën e mëpasshme të shpërndarjes së drogës në territorin Italian”.

“Për organizatat kriminale nga e gjithë bota të përfshira në trafikun e drogës, Kolumbia është një vend i rëndësisë strategjike”, thotë raporti.

“Aktualisht kartelet meksikane, ato braziliane dhe mafia shqiptare duket se janë partnerët kryesorë të rrjeteve kolumbiane. Krimi i organizuar italian historikisht më i lidhur me trafikun nga Kolumbia është ‘Ndrangheta’. Organizata tjetër ‘Camorra’, edhe pse nuk është e pranishme në formë të përhershme, duket se përfiton nga furnitorët kolumbianë”, thotë raporti i antidrogës italiane.Raporti i Drejtorisë italiane të Antidrogës thotë se afërsia gjeografike midis Italisë dhe Shqipërisë ka lehtësuar lidhjet e drejtpërdrejta midis grupeve kriminale puliane dhe shqiptare, veçanërisht në furnizimin, ruajtjen dhe tregtimin e marijuanës.

Sipas raportit, organizatat shqiptare veprojnë në territorin italian në grupe të vogla, në disa raste multietnike, të cilat merren kryesisht me tregtimin e drogës, ose ato veprojnë në mënyra që pasqyrojnë strukturat e tipit mafioz, duke shfrytëzuar metodat frikësuese.

Raporti i antidrogës italiane thotë se organizatat shqiptare duke pasur dhe zhvilluar marrëdhënie të drejtpërdrejta për furnizim nga rajonet prodhuese, janë gjithnjë e më shumë në lidhje me mafien kalabreze, të Kampanisë dhe Sicilisë apo me grupe të tjera kriminale.

Sipas raportit, grupet shqiptare shfrytëzojnë të ashtuquajtirën “Rrugën Ballkanike”, të transportit të heroinës afgane nga Turqia në Itali dhe shtetete të tjera evropiane.

Tags: antidroga italianegrupet kriminale shqiptari

Nga Kategoria

Bota

Kërcënimi nga Stuhia Leonardo: Andalucia në përmbytje dhe evakuime masive në Spanjë

5 Shkurt, 2026
Bota

Çfarë ndodhi në ditën e parë të Samitit të Qeverive Botërore në Dubai?

5 Shkurt, 2026
Bota

Parlamenti Evropian zhbllokon marrëveshjen tregtare ndërmjet BE dhe SHBA-së

5 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sezoni i tmerrshëm i Paul Pogba në Monaco arrin kulmin e ri, pasi ish-mesfushori i Man Utd nuk përfshihet në skuadrën e Ligës së Kampionëve për play-offin ndaj PSG-së.

5 Shkurt, 2026

Kërcënimi nga Stuhia Leonardo: Andalucia në përmbytje dhe evakuime masive në Spanjë

5 Shkurt, 2026

Çfarë ndodhi në ditën e parë të Samitit të Qeverive Botërore në Dubai?

5 Shkurt, 2026

Zbulohet: Si Ruben Amorim ndihmoi Man City në planin për të mbështetur Pep Guardiola për shkak të marrëdhënies së ish-trajnerit të Man Utd me drejtuesin e Stadiumit Etihad.

5 Shkurt, 2026

Parlamenti Evropian zhbllokon marrëveshjen tregtare ndërmjet BE dhe SHBA-së

5 Shkurt, 2026

Howe shuan zërat për largimin e Tonalit: Është i lumtur te Newcastle dhe pjesë kyçe e projektit tonë

5 Shkurt, 2026
Kupa e Mbretit: Athletic Bilbao dhe Real Sociedad përfshihen në gjysmëfinalet përkrah Barcelonës

Kupa e Mbretit: Athletic Bilbao dhe Real Sociedad përfshihen në gjysmëfinalet përkrah Barcelonës

4 Shkurt, 2026

Endrick i papërmbajtshëm në Francë, realizon një supergol për t’i dhënë fitoren Lyonit

4 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.