Teksa bënte avokatinë e Mirlinda Karcanaj, e dyshuar si pjesë e grupit krimninal të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët janë ndër njerëzit më të kërkuar të drejtësisë për momentin, kryeministri Edi Rama tha se ish-drejtoresha e AKSHIT jetonte me qira.
Por hetimet e SPAK kanë zbuluar një gjë krejt tjetër në realitet. Rezulton se ish-shefja e AKSHIT ka fshehur tri pasuri në vlera të konsiderueshme, një vilë në Qerret të Kavajës dhe dy apartamente. Hetimet kanë hedhur dritë mbi faktin se pasuritë zotërohen në mënyrë të tërthortë nga Karcanaj.
Ndërsa ish-zëvëndësja e saj, Hava Delibashi, dyshohet po ashtu se zotëron tërthorazi një apartament, të cilin nuk e ka deklaruar.
Pasuritë u zbuluan teksa SPAK po heton grupin kriminal që vepronte brenda AKSHI-t, kur përmes pengmarrjes, kërcënimit dhe shantazhit biznesmenë të ndryshëm detyroheshin të tërhiqeshin nga tenderat.
Në kuadër të këtij hetimi po verefikohen pasuritë e zyrtarëve të përfshirë, ndërsa është ushtruar kontroll edhe në dy vila të Ergys Agasit dhe 1 vilë të Ermal Beqirit në një kompleks luksoz në Palasë.










