• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 9 Maj, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Rama merr edhe 650 milionë euro borxh

14 Shkurt, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Më 11 shkurt 2025, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro. Ky Eurobond u emetua me një kupon 4.75% dhe me një normë interesi (yield) 5%. Instrumenti ka një jetëgjatësi 10-vjeçare dhe do të maturohet në Shkurt 2035.

“Më 11 shkurt 2025, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro. Ky Eurobond u emetua me një kupon 4.75% dhe me një normë interesi (yield) 5%. Instrumenti ka një jetëgjatësi 10-vjeçare dhe do të maturohet në Shkurt 2035.

Ky është emetimi më i suksesshëm i Republikës së Shqipërisë, që prej emetimit të parë në vitin 2010.

Lexo edhe:

Dy ditë para zgjedhjeve, qeveria merr vendimin! Fal GJOBAT e 10 viteve të fundit

Zyrtare: Xabi Alonso largohet nga Leverkusen – Real Madrid në horizont

Suksesi i këtij emetimi i referohet disa aspekteve të rëndësishme dhe në radhë të parë kërkesës shumë të lartë të investitorëve, duke bërë të mundur një ulje të konsiderueshme të normës së interesit (yeild-it) përgjatë tregtimit me 50 pikë bazë, nga norma fillestare prej 5.5%.

Për vendin tonë, specifikisht mund të vlerësohet marzhi më i ulët se në çdo dalje në eurobond më parë, që përbën një element të rëndësishëm të normës së interesit, apo siç quhet në terminologjinë e tregjeve financiare “spread-i”.

Transaksioni tejet i sukseshëm i emetimit të Eurobondit 2025 nënvizon disa arritje kyçe të daljes së Republikës së Shqipërisë, në tregjet e kapitalit, që janë:

  • Raporti i mbulimit ndër më të lartët të arritur, prej 4.3 herë dhe më i larti ndër emetimet e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që nga tetori 2024;
  • Marzhi (spread) më i ulët, kundrejt të gjitha obligacioneve të emetuara nga Republika e Shqipërisë;
  • Diferencë e konsiderueshme e marzhit final prej 50 pikë bazë, në krahasim me momentin e shpalljes së transaksionit (në 5% nga 5.5%). Mesatarisht, prej 2019-ës, ky indikator për emetimet e obligacioneve 10-vjeçare për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore është 25-35 pikë bazë;
  • Shpërndarje dhe diversifikim i gjerë gjeografik i investitorëve. Numri maksimal i investitorëve që shfaqën interes arriti në 195, duke u konsideruar, si emetimi që pati tërheqjen më të lartë të investitorëve të huaj.
  • Krahasuar me emetimet e Evropës Qendrore dhe Lindore, emetimi i Republikës së Shqipërisë u mundësua me kushte financiare tepër të favorshme edhe pse me një vlerësim më të moderuar nga agjencitë ndërkombëtare, në krahasim me vende, si Serbia dhe Rumania.

Ministria e Financave, vlerëson se emetimi i Eurobondit ka një rëndësi të veçantë, jo thjesht vetëm për sigurimin e likuiditetit, por edhe sepse siguron prezencën e vendit tonë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe mat besimin e investitorëve në obligacionet e emetuara nga shteti shqiptar. Kjo nënkupton kredibilitetit afatgjatë të ekonomisë shqiptare në tërësi dhe financave publike në veçanti.

Faktorët kryesorë të rritjes së kërkesës së investitorëve, uljes së normës së interesit dhe më specifikisht uljes së marzhit janë:

  • Rritja e vlerësimit (credit rating) të Republikës së Shqipërisë, si ekonomi stabël duke reflektuar kështu nivelin e përmirësuar të treguesve makroekonomike, menaxhimin e kujdesshëm të financave publike, menaxhimin e duhur të borxhit shtetëror, si dhe duke rikonfirmuar rritjen e qëndrueshme ekonomike gjatë viteve të fundit.
  • Vleresimet pozitive të institucioneve ndërkombëtare referencë, si FMN, Komisioni Evropian, etj..
  • Përparimi në procesin e integrimit europian, gjë e cila ka rritur besimin e investitorëve në stabilitetin afatgjatë të Shqipërisë.

Gjatë prezantimeve, Ministria e Financave zhvilloi takime virtuale me 60 investitorë ndërkombëtarë, pjesëmarrja aktive e të cilëve konfirmoi edhe njëherë interesin e fortë dhe besimin e rritur ndaj reformave të qeverisë, si dhe objektivave drejt konsolidimit fiskal.

Ministria e Financave vlerëson se dalja e suksesshme në tregjet ndërkombëtare të kapitalit është një sinjal pozitiv sa i përket kredencialeve të Shqipërisë. Ne do të vijojmë të mbetemi të përkushtuar për një menaxhim afatmesëm të borxhit të orientuar drejt reduktimit të rreziqeve dhe uljes së kostove” njofton ministria e Financave.

Tags: 650 milionë euroeurobondshqiperia

Nga Kategoria

Aktualitet

Dy ditë para zgjedhjeve, qeveria merr vendimin! Fal GJOBAT e 10 viteve të fundit

9 Maj, 2025
Kryesore

Zyrtare: Xabi Alonso largohet nga Leverkusen – Real Madrid në horizont

9 Maj, 2025
Kryesore

Zyrtare: Xabi Alonso largohet nga Leverkusen – Real Madrid në horizont

9 Maj, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Dy ditë para zgjedhjeve, qeveria merr vendimin! Fal GJOBAT e 10 viteve të fundit

9 Maj, 2025

Zyrtare: Xabi Alonso largohet nga Leverkusen – Real Madrid në horizont

9 Maj, 2025

Zyrtare: Xabi Alonso largohet nga Leverkusen – Real Madrid në horizont

9 Maj, 2025

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliaj: Mungon prej 3 muajsh! (DOKUMENTI)

9 Maj, 2025

ZGJEDHJET/ Presidenti Begaj, mesazh shqiptarëve: Vota është zëri juaj, përdoreni me dinjitet më 11 maj

9 Maj, 2025

TRONDITËSE/ Ish-zyrtares së Trump i bie të fikët live në Studio, shtanget prezantuesi (VIDEO)

9 Maj, 2025

Veliaj thirrje nga qelia: Me 11 maj votoni PS dhe Edi Ramën, do doja shumë të isha…

9 Maj, 2025

“Një kryeministër i ri do vijë…”, Astrologe Chrysanthi Kalogeri parashikon kur do të ndodhë

9 Maj, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.